BARÇA PER JULIO CESAR. KATALANASIT KERKOJNE PORTIER

Barcelona po e provon prej ditësh megjitëhse ka pak mundësi që të rrëmbejë portierin brazilian Hulio Sezar nga kampionët e Italisë. Titullari i zikaltërve ka një kontratë deri në vitin 2012 me Interin të cilën e ka rinovuar para pak muajsh dhe askush nuk kërkon të privohet nga një garanci në katërkëndëshin e portës.
Pas ofertës në verë të dtejtuesve të Barcelonës ka ardhur edhe një mësymje tjetër për Hulio Sezar pas paraqitjeve shumë të mira të brazilianit në ndeshjet e serie A. Agjenti i lojtarit ka takuar zyrtarët katalanas për të mësuar detajet e reja në tavolinën e negociatave por ende nuk është vendosur asgjë.
Hapi tjetër është takimi mes presidentëve të dy klubeve dhe morati mund të mendojë të largojë portierin drejt Barcës vetëm për një emër të madh. Nëse Hulio Sezar do të kalojë në Katalonjë atëherë do të jetë më afër dhe dhurata e 100 vjetorit të Interit me Mesin apo Ronaldinjon.