DEMTIMI I BENZEMA. JASHTE FUSHAVE PER RRETH 3 JAVE

Top-News - Sulmuesi i Olimpikut të Lion, Karim Benzema që u dëmtua në ndeshjen Paris Sen Zhermenit të fituar 4-2 do të mungojë për më shumë se 3 javë nga fushat e futbollit. Talenti transalpin që vuajti një problem me gjurin gjatë sfidës të dielën në stadiumin "Gerland", ka një demtim në gjurin e majte dhe do te qendroje deri në tre jave larg fushave të lojës sipas klubit kampion të Francës.
Lojtari nuk do te luaje ne ndeshjen miqesore France-Angli te merkuren dhe është zevendesuar ne seleksion nga futbollisti i Juventusit david Trezege'.
Karim Benzema, i cili u bashkua me ekipin e Francës në qendrën stërvitore Klerfonten, iu nënshtrua rezonances magnetike, qe konfirmoi demtimin ne ligamentet e gjurit te majtë.
Ndërkohë futbollisti 20 vjecar vazhdon të mbetet shënjestra e shumë klubeve të njohura europiane. Mancester junaitid dhe Real madrid janë gati për të shpenzuar milionat e kërkuar nga Presidenti i lionit, për të marrë sulmuesin.
Burimi:-