E Shtunë, 31 Tetor 2026

BOJKOTI I PEKIN 2008. KERKOHET NDALIMI I DHUNES

Top-News - Shumë Komitete Olimpike ndërkombëtare kanë refuzuar të bojkotojnë Lojërat Olimpike Të Pekinit por kanë shprehur shqetësimin e tyre për dhunën e pashembullt që po iu bëhet murgjve në Tibet dhe që ka sjellë dhjetëra të vdekur. Komiteti Olimpik gjerman në një dalje publike sqaroi se do të jenë pjesë e olimpiadës që nis në gusht por më paeë duhet të merren masa për gjendjen kaotike.
‘Jemi kundër cdo bojkotimi të aktivitetit botëror dhe këtë e kemi përforcuar me anë të një deklarate", tha zyrtari i DSOB, Ingo Veis duke shtuar se atletët duhet të përfaqësojnë të gjitha kombet. Ai do udhëtojë në Kinë bashkë me 100 sportistë të tjerë gjermanë të ftuar nga Federata rinore e Kinës.
Veis tha gjithashtu se sporti nuk duhet të përdoret si një mjet presioni për të ndikuar në situatën politike megjithëse situata në Tibet është alarmante. Pekini zyrtar është kritikuar botërrisht pas një operacioni ndaj protestuesve në Tibet, vend të cilin e ka nën varësi që pas pushtimit në 1950.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›