E Shtunë, 31 Tetor 2026

FERGUSON PER TITULLIN. KERCENIMI MBETET VETEM CHELSEA

Top-News - Kampionëve të Premier Ligës, Aleks Ferguson tha se rivalët londinezë të Celsit mbeten kërcënimi kryesor për rifitimin e titullit nga skuadra e tij. Fitorja e fundit e bluve të Avram Grent në derbin kryeqytetas coi në 14 numrin e ndeshjeve pa humbje për Celsin dhe i riktheu në garë për kampionatin.
Tashmë mes Mancester Junaitid dhe vendit të dytë ndodhen 5 pikë diferencë dhe ferguson mendon se përballja e ardhshme në ‘Stemford Brixh në 26 prill do të vendosë shumë. "Celsi është e vetmja enigmë e titullit për ne. Kemi një transfertë të vështirë në Londër ku ekipi i Grent ka një rekord të jashtëzakonshëm" tha sër Aleks.
Ai shtoi se avantazhi i krjuar nga Mancesteri nuk do të vlejë nëse ata do të rrezikojnë shumë deri në ndeshjen pas një muaji dhe nëse do të dalin të humbur nga stadiumi londinez. Ferguson theksoi se loja e mirë që ata po zhvillojnë mund t'u garantojë titullin në Angli dhe në ligën e kampioneve.

Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›