PRAPASKENA TEK INTER. U PERGATIT SHKARKIMI I MANCINIT

Top-News - Humbja e pësuar në stadiumin ‘San Siro' nga Juventusi nuk ka qenë e lehtë për tu pranuar nga drejtuesit zikaltër të cilët tani më shumë se kurrë ndjejnë rrezikun e humbjes së titullit. Pas nokautit ndaj bardhezinjve, presidenti Morati përgatiti shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Mancini të cilit ndoshta nuk do ti duhet të presë për fund sezonin.
E vetmja pikë kthese në vendimin e Moratit u bënë lojtarët të cilët dolën kundër largimit të teknikut zikaltër pavarësisht rezultateve të dobëta javët e fundit. Në 16 shkurt Interi ndodhej 11 pikë larg Romës ndërsa më pas nisi humnera me 7 pikë në 9 ndeshje.
Reduktimi i diferencës me verdhekuqtë në 4 pikë ka sjellë dhe takimin me kandidatin më të mundshëm pr pankinën, portugezin Murinjo. Sipas mediave presidenti Morati ka lënë në tavolinën e luzitanit një ofertë prej 6 milionë Eurosh në sezon për 4 vitet e ardhshme. Disa e quajnë fakt të kryer ndërsa Mancinit i duhet të shtrëngohet për pikë që të shtunën ndaj Lacios.