“BARAZIA E SHANSEVE”
“Shanset e barabarta” përdoret si terminologji e shkurtuar për përpjekjet që bëhen për të arritur barazinë e mundësive duke respektuar gjininë, përkatësinë etnike dhe paaftësinë. Në vite, autorë të ndryshëm kanë paraqitur argumente mbi mundësinë e ofrimit të shanseve të barabarta për të gjitha grupet shoqërore në funksion të mirëpërfaqësimit dhe cilësisë së vendimmarrjes. Por ajo çfarë i ndan këta autorë, është përcaktimi i fazës kur duhet të fillojë ndërhyrja. Një pjesë klasifikohen si liberalë, ndërsa pjesa tjetër si radikalë.
E sjellim këtë debat ndërmjet liberalëve dhe radikalëve për arsye se kohët e fundit në Parlament dhe në strukturat drejtuese të partive politike shqiptare, ka filluar një debat konstruktiv mbi gjetjen e rrugëve për të siguruar një nivel më të mirë përfaqësimi të vajzave dhe grave në jetën politike.
Liberalët, në tentativë për të siguruar barazi të plotë në praktikat midis grave dhe burrave, sidomos në politikë, i kushtojnë një vëmendje të veçantë lehtësimit të procedurave në fazën e rekrutimit, si dhe në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve, duke lehtësuar kështu grupet gjinore të papërfaqësuara mjaftueshëm të ndjekin një veprimtari të caktuar politike në kurriz të meritokracisë. Një nga instrumentet e rëndësishme që demonstron pikërisht këtë përpjekje, është aplikimi i kuotave mbështetëse i cili detyron me ligj subjektet politike të përfshijnë në listën e kandidatëve për deputet një numër të caktuar vajzash dhe grash.
Në këto kushte, qeveria apo aktorët politikë shqetësohen më shumë për ta çuar përpara barazinë me anë të legjislacionit dhe është më pak e interesuar që të sigurojë një garë të drejtë për të gjithë, pavarësisht gjinisë. Kjo masë justifikohet me faktin se shoqëria për shkak të paragjykime dhe stereotipave që i atribuon rolit dhe aftësisë së vajzave dhe grave në politikë, pengon rritjen e nivelit të pjesëmarrjes në politikë të kësaj kategorie. Kështu që nëse rekrutimi, përzgjedhja dhe kandidimi do të vazhdojë të bazohen mbi procedura të ndershme, të cilat garantojnë fitoren e atij që është më i zoti, kjo do të sjellë një shpërndarje të rastësishme të grave në Kuvend dhe si rezultat një pjesëmarrje të ulet të tyre.
Mirëpo radikalët argumentojnë se është e ligjshme të ndërhysh për të siguruar një shpërndarje të ndershme të grupeve sociale me qëllim sigurimin e barazisë, por barazia arrihet kur ka barazi të rezultateve dhe jo barazi tek faza e konkurrimit. Heqja e diskriminimit, duke favorizuar disa grupe të caktuara shoqërore, jo detyrimisht jep barazi rezultatesh, sepse gara nuk është e thënë të fitohet nga “të paprivilegjuarit” edhe në qoftë se ata kanë qenë subjekt i masave favorizuese.
Partitë politike mund të adaptojnë metoda liberale për të çuar më tej shanset e barabarta, por në mënyrë paradoksale masat përparojnë në baze të rezultateve përfundimtare dhe nuk të çudit fakti se ky konfuzion dhe shkrirje përfundon me rezultate zhgënjyese. Ky konstatim bëhet akoma me serioz në kushte shqiptare ku siç dimë, mentaliteti i votuesit orienton mënyrën e reagimit ndaj kandidatit/es pavarësisht se çfarë mund të përfaqësojë në vetvete ai ose ajo.
Gjithashtu, radikalët ngrenë edhe një problem tjetër shumë serioz, i cili ka të bëjë me kriteret që duhet të përmbushin personat që dëshirojnë të marrin pjesë në të tilla procese. Sipas tyre pikërisht përcaktimi i kritereve nga ana e lidershipit krijon një pabarazi të një lloji tjetër sociale. P.sh., po t’u referohemi kritereve që ka përdorur lidershipi i PS-së në bashki apo në strukturat drejtuese të partisë me qëllim rritjen e pjesëmarrjes se gruas do të kuptojmë që në thelb reforma i ka shërbyer më shumë atij sesa përmirësimit të pozitave të kësaj kategorie shoqërore, duke krijuar një mundësi përfaqësimi për një grup dhe një mundësi përjashtimi për një grup tjetër.
Nisur nga argumentet e parashtruara më sipër mund të shprehemi se nëse tendenca për të siguruar “barazinë e shanseve” ndalet vetëm tek aspekti legjislativ dhe jo në çështjet që mundësojnë zhvillimin e një gare të drejtë për të gjithë, pavarësisht gjinisë, rezultati nuk do të na ofrojë rezultatet e pritshme. Madje çdo rikorrigjim i rezultatit që buron nga një garë e ndërtuar mbi bazën e rregullave, krijon një deformim të një tipi tjetër.
Kështu që do të ishte më mirë të mendonim për një reformë të thellë që na siguron një rekrutim dhe përzgjedhje mbi bazën e meritës sesa një reformë të nxituar elektorale e cila e bazon rekrutimin dhe përzgjedhjen mbi bazën e stereotipit sesa të meritokracisë.