BASHKIMI QE VRET PLURALIZMIN
"Duhen lënë mënjanë gjërat që mund të na ndajnë në bindjet tona… dhe të mobilizohemi e të lidhemi me njëri-tjetrin për një çështje të madhe". Po të pyesësh sot se e kujt është kjo thënie apo ide, do të marrësh në shumicën dërrmuese të rasteve një përgjigje të shpejtë: e Edi Ramës. Por nuk është kështu. Autori i vërtetë i kësaj thënieje është Enver Hoxha. Citimi është shkëputur nga raporti që ai mbajti në vitin 1942, në Konferencën e Pezës dhe kur nuk ishte bërë ende diktator. Është një thënie, pra, e vjetër, por shumë e ngjashme me ato të politikës "së re" të Ramës, që po ashtu propagandon bashkimin tej bindjeve, tej së majtës dhe së djathtës. Dhe në qoftë se shqiptarëve nuk do ua vrasë veshin kjo përputhje e kryetezës së një politike të stërvjetër të vitit 1942, me kryetezën e një politike që pretendon sot të jetë e re, kjo do të thotë se ata nuk dinë të mësojnë nga pësimet e historisë. Po përse thirrjet e sotme për bashkim, ose të paktën ashtu sikurse i shtron Edi Rama, janë jo vetëm primitive, jo vetëm jashtë kohës, por edhe të rrezikshme si politika për pluralizmin?
***
Ndoshta ngaqë shqiptarët kanë vuajtur shumë si një komb i ndarë, thirrja apo fjala "bashkim" duket se është ngulitur në psikologjinë e shumicës prej tyre një aspiratë sublime. Bashkimi është absolutisht i mirë dhe prandaj kusht flet për bashkim është po ashtu i mirë ose i bën një të mirë "popullit". Duket që politikanët shqiptarë e kanë kuptuar këtë afeksion thuajse subkoshient të masave për bashkimin dhe prandaj "bashkimi" është fjala më e abuzuar në fjalorin e tyre. Në të gjitha kohërat. Edhe sot. E megjithatë duhet të pranojmë se e mira apo e keqja e një bashkimi varet nga nevoja reale për të në një periudhë të caktuar historike. Varet edhe nga fakti se për ç‘bashkim bëhet fjalë ose kush duhet të bashkohet, mbi ç‘bazë dhe përse? Kështu, kur bëhet fjalë për kombin, bashkimi është një e mirë vështirë e kundërshtueshme. Pavarësisht, nëse e mundësojnë apo jo rrethanat. Veçanërisht bashkimi është i domosdoshëm kur kombit apo edhe shtetit i kanoset një rrezik i jashtëm, ose kur duhet të mobilizohet kundër një pushtuesi. Askush nuk mund të kundërshtojë që Skënderbeu ndoqi një politikë shumë të drejtë kur u bëri thirrje princërve shqiptarë për bashkim në luftë kundër osmanëve. Në atë kohë, rreth 7 shekuj më parë, ajo ishte vërtet (pa thonjëza) një politikë e re. Duhet pranuar se e drejtë ishte edhe thirrja e Enver Hoxhës për bashkim gjatë pushtimit nazi-fashist përjashtuar faktin që ai u investua fshehtas në sabotimin e këtij bashkimi. Raste të tjera ka plot. Përgjithësisht, bashkimi dhe thirrjet për bashkim përkojnë me interesin kombëtar, me çështjen kombëtare.
***
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë kur çështja shtrohet në rrafshin shoqëror ose pasi kombi, që është çliruar nga të huajt, ka përpara sfidën e ndërtimit të një sistemi politik pluralist dhe me liri. Në këto momente, thirrja për bashkim shndërrohet në keqbërëse dhe përdoret enkas që, nëpërmjet afeksionit që kanë njerëzit për bashkimin, të mbytet liria e tyre. Edhe shqiptarët kanë thënien: bashkimi bën fuqinë. Por kjo fuqi (politikisht fuqi = pushtet) është përdorur jo rrallë për të shtypur vetë shqiptarët. Enver Hoxha e kishte të justifikuar thirrjen për bashkim gjatë luftës për çlirim, por më tej, kjo thirrje u bë strumbullari i një politike që asgjësoi pluralizmin politik në Shqipëri. Mbi një bashkim të tillë, që më pas u ngrit në nivelet e unitetit (të një bashkimi edhe më monolit rreth Enverit, partisë së tij dhe tej partive të tjera) u themelua diktatura komuniste që zgjati gati gjysmë shekulli. Është gjysmë shekulli skllavëri dhe shtypje me parullën e bashkimit dhe kur pluralizmi identifikohej me përçarjen dhe shpallej një ide armiqësore. Kjo nuk duhet harruar. Nuk duhet harruar që kryeparulla e diktaturës: tek uniteti qëndron forca jonë! Krejt në kundërshtim me diktaturën, forca dhe epërsia e demokracisë mbi diktaturën nuk qëndron te bashkimi, tek uniteti, por te pluralizmi.
***
Në mbarim të periudhës së "bashkimit" absolut, shqiptarët shpallën frenetikisht pluralizmin politik. Krijimi i partive të tjera politike, përveç asaj në pushtet, u shpall si një arritje historike e një sistemi të ri. Dhe në atë kohë askujt nuk i shkonte ndërmend të fliste e thërriste për bashkim. Por ja, pas 18 vjet pluralizëm, shohim që jo pak shqiptarë janë lodhur nga pluralizmi dhe partitë, nga sherret dhe konfliktualiteti i tyre. Jo pak kanë nisur të mendojnë se pluralizmi politik, që deri dje e duartrokitën si shpëtim nga bashkimi që impononte diktatura komuniste, nuk qenka i përshtatshëm për Shqipërinë. Prandaj jo rastësisht ka nisur të ridalë në skenën politike "bashkimi". Dhe është pikërisht "bashkimi" dhe jo pluralizmi politik që paraqitet sot si politikë "e re". Madje, në emër të bashkimit, Rama dhe Berisha u kanë dhënë udhë "reformave" që dukshëm priren nga skartimi i pluralizmit politik. Por zgjidhja nuk është kjo. Në këtë moment, shqiptarët ngjasojnë me izraelitët, që pas largimit nga skllavëria e Egjiptit kërkonin, të lodhur nga bredhjet në kërkim të tokës së premtuar, të ktheheshin prapë në Egjipt. Dallimi është se, ndërsa në rastin e izraelitëve ishte "populli" që i bënte presion Mesias që të ktheheshin prapa, në rastin e shqiptarëve është "Mesia" që i bën presion "popullit" të kthehet prapa te "bashkimi".
***
"Toka e premtuar" e shqiptarëve është demokracia liberale evropiane. Një demokraci pluraliste me institucione liri-mbrojtëse, të pavarura dhe pushtete të ndara. Dhe ky sistem politik nuk ka nevojë për bashkim, por për konsensus. Në këtë rast shteti, qëllimi i përbashkët, është si puna e dritës diellore që formësohet me kontributin e të gjithë spektrit të ngjyrave. Tej spektrit të këtyre ngjyrave ka vetëm errësirë. Fakti që pluralizmi në Shqipëri ka degjeneruar në konfliktualitet dhe përçarje, nuk është argument për të hequr dorë prej idealeve pluraliste. Fakti që partitë nuk janë treguar të denja për misionin e tyre, nuk është argument për të hequr dorë nga partitë. Puna është jo t‘i shfrytëzosh të metat, dobësitë dhe zhgënjimet e pluralizmit kundër pluralizmit (këtë e ka bërë shumë mirë Hitleri dhe Musolini), por t‘i riparosh ato në dobi të pluralizmit. Kjo kërkon të fuqizosh ato institucione që, jo vetëm e kufizojnë, por edhe kontrollojnë ushtrimin e pushteteve politike. Të forcosh një drejtësi të pavarur që nuk lejon askënd të ngrihet mbi ligjin. Kjo kërkon të fuqizosh ato vlera, parime dhe praktika të demokracisë të cilat nuk lejojnë që pluralizmi të degjenerojë në përçarje dhe partitë në banda të korruptuarish. Dhe këto vlera dhe parime janë mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njerëzve, e pronës, e punës, e jetës nga dhunimi arbitrar i pushteteve politike, e lirisë së fjalës dhe medias, të organizimit, të mbrosh ndarjen, kufizimin dhe balancimin e pushteteve nga i njëjti dhunim. Është mungesa e këtyre vlerave, tradhtimi i këtyre parimeve, sabotimi i këtyre institucioneve nga vetë politikanët, që e ka degjeneruar pluralizmin në përçarje dhe që u jep dorë sot po prapë politikanëve si Edi Rama, të ofrojnë si një solucion magjik dhe trullosës, "bashkimin" tej partive, tej politikës së politikanëve, tej pluralizmit.
***
Por kjo nuk është zgjidhja. Kjo do të qe vdekja e pluralizmit dhe largim nga premtimi i bërë në fillim të viteve ‘90, largim nga aspirata e sintetizuar në parullën e asaj kohe: Liri-Demokraci! Dhe është sharlatanizëm politik që, një lider partie të bëjë thirrje për bashkim tej kufijve të partive. Është edhe populizëm vulgar. Është një turp për lidershipin e Partisë Socialiste (që shpresojmë se nuk është reduktuar vetëm me Edi Ramën) që toleron një bjerrje kaq të rrezikshme të parimeve politike për një parti që synon Evropën. Asnjë lider partie nuk do të guxonte, në kushtet e një shoqërie pluraliste, të bënte thirrje për bashkim tej-partiak, pa mohuar misionin e partisë që drejton. Sepse është absurde, është si një kontradiktë në përkufizim. Një lider partie që thërret për bashkim jashtë partive! Atëherë ç‘duhet edhe partia e tij? Të paktën, Rama duhet të largohet nga PS dhe pastaj të shpërndajë ftesat për një bashkim të popullit rreth tij. Të vetmit liderë partiakë që kanë bërë thirrje për bashkim tej partive, kanë qenë diktatorët si Hitleri, Stalini, Musolini apo dhe Enveri. Ata kanë bërë gjithnjë thirrje për bashkimin e popullit rreth pushtetit të tyre absolut, rreth partisë së tyre, ndërkohë që kishin dënuar me vdekje pluralizmin politik. Kjo që po ndodh është vërtet një hap i rrezikshëm prapa. Tashmë ka ardhur momenti të pyesim: mos edhe Rama ëndërron një bashkim të tillë, që do të na shpëtojë nga të këqijat e "pluralizmit"?