Eto‘o? Të qëndrojë ai që e do Barcelonën"
"Eto‘o e njohim, ka një karakter antikonformist dhe do të duhet të respektojmë mendimet e tij". Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ndërhyn në mbrojtje te sulmuesi kamerunas, që mund të ikë nga katalanasit në fund të sezonit: "Ka të mirat e tij dhe defektet e tij, si të gjithë të tjerët. Ai ka një kontratë deri në 2010, dhe ne besojmë te një sulmues si ai, ndoshta më i miri në qarkullim. E ardhmja varet nga vetë ai. Në skuadër duhet të qëndrojnë ata që e duan Barcelonën dhe nuk mbajmë asnjë me zor".