Kosova, Serbia dhe peshorja
Është e natyrshme që, një vit pas shpalljes së Pavarësisë, Serbia dhe Kosova të bëjnë bilance se kush ka fituar më shumë gjatë kësaj kohe në arenën ndërkombëtare: Kosova në drejtim të njohjes së saj ndërkombëtare e të konsolidimit gradual si shtet i pavarur, apo Serbia drejt pengimit të procesit të njohjeve të reja të pavarësisë dhe vënies në dyshim të ligjshmërisë së shpalljes? Pra, shkurt e konkretisht, nga cili krah anon peshorja, nga Kosova apo nga Serbia? Vështirë se në Serbi do ta pranonin humbjen, se shigjeta e peshores, do apo nuk Serbia, anon qartë nga Kosova dhe përpjekjeve të saj për promovimin e konsolidimin e shtetit të ri. Për ta provuar këtë po përpiqemi të sjellim prova e fakte, që e konfirmojnë këtë anim të peshores, dhe këtë e kanë mjaft të qartë edhe në Beograd, por pakkush guxon ta pranojë këtë fakt nga frika e qarqeve nacionaliste.
Atëherë, çfarë kemi në "pjatën" që e anon peshoren nga ana e Kosovës? Sot, Kosovën në botë e njohin si shtet 54 vende, midis tyre 22 vende-anëtare të Bashkimit Evropian, pothuajse të gjithë vendet fqinje me Serbinë, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, të gjitha ish-republikat që dikur përbënin Jugosllavinë; në Kosovë ka shkuar dhe operon tashmë në shkallë të plotë misioni i BE-së, EULEX-i, ndërsa çështja e Kosovës po del gradualisht jashtë kompetencave të OKB-së dhe rrezes së veprimit të vetos ruse; atje u krijuan dhe po ushtrojnë tashmë veprimtarinë e tyre Forcat e Sigurisë së Kosovës, të krijuara ashtu sikurse e parashikonte plani i Ahtisaarit, dhe me mbështetjen e konsiderueshme e aktive të NATO-s.
Po tjetër? Mbi të gjitha, kemi përshëndetjen e Presidentit të shtetit më të madh e më të fuqishëm të botës, Barak Obama, drejtuar udhëheqësve të "Kosovës së pavarur, demokratike dhe multietnike"; kemi dhjetëra zyrtarë të lartë botërorë e evropianë që, në programet e veta të vizitave në rajonin e Ballkanit, Kosovën e kanë një nga destinacionet e para dhe ku (në Kosovë) inkurajojnë publikisht "proceset demokratike" që, sipas tyre, po zhvillohen në drejtimin e duhur, dhe "progresin e arritur", pa munguar të angazhohen po publikisht, se do t‘i mbështesin aktivisht këto procese, sidomos ato eurointegruese, sikurse deklaroi së fundmi edhe shefja e diplomacisë greke e kryesuesja e radhës e OSBE-së, Dora Bakojanis, vendi i së cilës ende nuk e ka njohur Kosovën, por ka lënë të kuptohet se kjo pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.
Tjetër? Kemi një sërë rezolutash zyrtare dhe një mori deklaratash politike jozyrtare, në të cilat Beogradit dhe Prishtinës, si dy palë të barabarta, u bëhet thirrje të vendosin bashkëpunim dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Mbi të gjitha, kemi Rezolutën për Kosovën, që u miratua kohët e fundit në Strasburg nga Parlamenti Evropian dhe që u bën thirrje të gjitha vendeve evropiane ta njohin sa më shpejt pavarësinë ë Kosovës, pasi një veprim i tillë do ta stabilizonte më tej rajonin e Ballkanit.
Por çfarë kemi në anën tjetër të peshores, pra në "pjatën" e Serbisë?
Të thuash të drejtën, një saldo, më shumë se modeste, "suksesesh", nëse qo t‘i quanim të tilla: procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës, në sajë edhe të mbështetjes së shteteve të tilla të mëdha si Rusia, Kina, India etj., dhe ngurrimit të vendeve të Konferencës Islamike e të Amerikës Latine, gjatë vitit të kaluar u zhvillua në fakt më ngadalë nga sa ishte parashikuar dhe shpresonin në Prishtinë dhe, po ashtu, edhe në Uashington dhe në shtetet kryesore të BE-së; pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, tani për tani, ndodhet në një rrugë të vështirë, por, sidoqoftë, ajo e ka rrugën e hyrjes të hapur në organizatat financiare ndërkombëtare, që tashmë ia kanë premtuar anëtarësimin, ndërkohë që duket qartë se qeveria e Serbisë, edhe sikur të dojë, nuk ka asnjë mjet për ta penguar këtë. Dhe, më në fund kemi edhe "suksesin" më të madh diplomatik që Serbia i atribuon vetes, pas votimit në Asamblenë e fundit të Përgjithshme të OKB-së në favor të vendimit që, rasti i shpalljes së Pavarësisë të kalojë për shqyrtim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës, që, në fakt, mund të konsiderohet një pikë e plotë e fituar nga diplomacia serbe. Por, sidoqoftë, duhet të pranohet se edhe kjo pikë u fitua më shumë në sajë të veprimtarisë energjike e të shkathët të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, duke përfituar edhe nga atmosfera e krijuar pas konfliktit ushtarak ruso-gjeorgjian, verën e vitit të kaluar.
Përfundimisht, duke pasur parasysh sa më sipër, është më se e qartë se "pjata" e peshores së Kosovës është e mbushur plot dhe rëndon, kurse në "pjatën" e Serbisë ndodhet vetëm një "fitore", madje edhe kjo e kushtëzuar, pasi askush nuk mund të parashikojë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pas një procesi gjyqësor që pritet të zgjasë dhe të jetë mjaft i komplikuar, do të marrë ndonjë vendim në favor të Serbisë. Por edhe sikur ajo të marrë një vendim të tillë, ai do të ketë karakter jodetyrues, shkurt - karakter moral, me të cilin duket se do të kënaqej Serbia.
Edhe brenda vetë Serbisë ka nga ata që janë të ndërgjegjshëm se, ashtu sikurse qëndrojnë punët, ajo (Serbia) nuk ka asnjë arsye ta pretendojë të suksesshëm vitin e kaluar, që nga shpallja e pavarësisë. "Si mund të pretendohet fitore, kur ‘njëra palë investoi të gjitha resurset e veta politike, materiale e shpirtërore‘, kurse pala tjetër - ‘të gjitha mjetet diplomatike‘, madje edhe midis këtyre të fundit vetëm ato më të thjeshtat e më të butat?", shkruante ditët e fundit analisti serb Gjorgje Vukadinoviç, në gazetën e përditshme të Beogradit, "Politika".