BJORDI dhe MIMOZA, çifti "shkëmben unazat"
Një tjetër ditë në "Big Brother". Pavarësisht mungesës së mjeteve të komunikimit, banorët dinë të gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t‘u argëtuar. Ata kanë lidhur dje në martesë çiftin Bjordi-Mimoza. Ata kanë imituar një ceremoni martesore, ku nuk ka munguar prifti, shkëmbimi i unazave, të ftuarit, por edhe llokumet. Gjithashtu ata kanë organizuar një hip-hop party. Pasi kanë kërcyer e janë argëtuar, ata janë qetësuar duke u kthyer në normalitet. Kanë nisur kështu bisedat e zakonshme. Edhe një herë kanë shprehur mallin për të afërmit, ndërsa Aida ka thënë se ajo që i mungon më shumë është të bëjë chat.
Dasmë dhe hip-hop party në "Big Brother"!
Banorët e shtëpisë së "Big Brother" kanë organizuar një hip-hop party. Fillimisht ata të gjithë janë veshur në stilin që kërkon kjo rrymë muzikore dhe pastaj kanë kërcyer për rreth një orë nën ritmet e muzikës hip-hop. Një tjetër ngjarje e rëndësishme ka qenë dasma mes Bjordit dhe Mimozës. Ata kanë shkëmbyer unazat e mbajtura në jastëk nga Agoni, ndërsa prifti i tyre ka qenë Adi. Ata kanë imituar një ceremoni të vërtetë martesore, ku Mimoza ka ardhur me të atin e saj, Qetsorin, dhe ku nuk munguan as dëshmitarët, as shoqërueset e nuses e as "llokumet".
Më ka marrë malli për "chat"!
Kuptohet që brenda shtëpisë së "Big Brother", larg jetës apo zakoneve të përditshme, banorëve u mungojnë shumë gjëra. Atyre u mungojnë prindërit, fëmijët, miqtë, por edhe ato gjëra të cilat ishin mësuar të bënin në një ditë normale të jetës së tyre. Kështu, Aida i ka thënë Liritës se një nga gjërat për të cilat e kishte marrë malli, ishte chat-i.
"Më pëlqen këtu në ‘Big Brother‘"!
Duke biseduar jashtë në oborrin e shtëpisë, Mimoza e ka pyetur Bjordit sesi e ndjen ai veten këtu, në shtëpinë e "Big Brother"-it dhe a ishte përshtatur apo jo. "Po, i ka thënë Bjordi, më pëlqen, vetëm nganjëherë mërzitem sepse nuk rri dot për shumë kohë ulur, pa bërë asgjë"! "Edhe mua më pëlqen shumë, i ka thënë Mimoza. Në fakt, në lidhje me Mimozën dhe sjelljen e saj, Dritani dhe Qetsori kanë komentuar në mëngjes se ajo duket sikur ka ardhur me pushime. "As do t‘ia dijë fare, ka thënë Qetsori. Po, po, kutinë e tualetit me vete dhe...", ka plotësuar Dritani.
"Lumturia nuk blihet me lekë"!
Teksa bisedonte me Adelajden, Dritanin dhe banorët e tjerë, për sa i përket ndikimit të të ardhurave në dashuri, Pavlini ka thënë se "lumturia nuk blihet me para". Shkas për këtë janë bërë vargjet e një kënge që po këndonte Adela. Sipas saj, mjafton edhe një shtëpi e vogël, nëse brenda ke njeriun që do. Dritani nuk ka qenë dakord me këtë mendim të saj dhe i ka thënë se kjo zgjat vetëm një vit, pastaj fillojnë problemet ekonomike dhe janë pikërisht këto të fundit që sipas tij "e gërryejnë" një martesë. "Në fakt, ka thënë Pavlini, koha ‘fukara, por i lumtur‘, ka ikur me kohë. Megjithatë, është po kaq e vërtetë që lumturia nuk blihet me para"!
"Pavlini ka bërë show"!
Pavlini ka qenë në dhomën e vajzave dhe ka bërë shaka e ka shkëmbyer batuta, sidomos me Republikën. Agoni dhe Lirita kanë diskutuar me banorët e tjerë për show-n e Pavlinit, siç e kanë cilësuar ata, në dhomën e vajzave. "Pavlushi me rrobëdishamë, çfarë i ka punuar Bikes..., ka komentuar Agoni. Dhe Bika që i thoshte: Do të ikësh ti apo jo". Lirita nga ana e saj ka treguar se kanë qeshur me lot me Pavlinin që nuk ikte dhe reagimet e Bikes. Ndërsa Pavlini e ka përcaktuar si "event special".
Pavlini, "çun fshati nga qyteti"!
Dritani dhe Qetsori kanë diskutuar edhe për banorët e shtëpisë. Ata kanë gjetur diçka për të thënë për secilin prej tyre. "Sa e ndjen muzikën kjo Erjola, ka thënë Qetsori. Këta që vijnë nga Greqia kështu janë të gjithë"! Dritani e ka kundërshtuar, duke i thënë se edhe Bjordi, që jeton në Itali, kështu bën, sidomos kur vihet ndonjë këngë e Michael Jackson. "Pavlini, çudi si nuk është zgjuar akoma! Është edhe çun fshati", ka thënë Dritani. "Çun fshati nga qyteti", ia ka thyer Qetsori.
Prova e javës!
Adi u ka komunikuar banorëve provën e javës. Me rënien e gongut ata kanë filluar të lexojnë kuriozitetet e dhëna nga autorët dhe janë përpjekur të jenë të gjithë të vëmendshëm për t‘i memorizuar sa më mirë ato. "Të trembur" nga sasia jo e vogël e informacionit që duhet të mbanin mend, një pjesë e banorëve janë shprehur pesimistë për kalimin e saj. "Unë nuk i mësoj dot", ka thënë Adelajda.