BB- raport për vendet me kriza ekonomike
Rritja e madhe e çmimeve ka alarmuar qeveritë e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ato kanë filluar të marrin masat e para për të kufizuar pasojat negative mbi qytetarët e tyre.
Banka botërore në një raport të saj ka marrë në studim se si janë sjellë qeveritë e 58 vendeveme të ardhuira të pakta, për të përballuar krizën globale të çmimeve të artikujve të konsumit. Studimi ka treguar se 42%e qeverive ka ulur taksat mbi importin e drithrave dhe produkteve të tjera ushqimore.
Ndërsa gati 25 % e vendeve të tjera kanë preferuar të frenojne rritjen e çmimeve duke blerë vetë drithë në tregun botëror, përmes rezervave të shtetit, duke e shitur më pas me një çmim më të ulët. Një pjesë tjetër e qeverive e kanë menaxhuar krizën me dorë të fortë duke kontrolluar çmimet në treg.
Banka Botërore ka konstatuar se vetëm 16 % e qeverive kanë qëndruar pasive.
Një qëndrim të ngjashëm po mban qeveria shqiptare e cila nuk ka ndërhyrë as përmes uljes së taksave, as me rezervat e shtetit.