E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend-PS abstenon miratimin e ERT-së, 'është dyshues'

Projektvendimi "Për miratimin e kategorive të pozicioneve të punës së ERT-së për vitin 2008", ka ngjallur debate në Kuvend. Partia Socialiste ka abstenuar pasi sipas tyre nga ky ndryshim i këtij ligji vjen një piramidë e cila ka nivel më të lartë të pagave. Por PS-ja ka thënë edhe se mënyra se si paraqitet relacioni është dyshuese dhe e paqartë.

Ndërsa Sokol Olldashi, ministri i Transporteve ka deklaruar se propozimi ka të bëjë me kategorizimin e specialistëve, ndërsa struktura ka qenë 60 dhe do të mbetet e njëjtë, po kështu edhe shpenzimet. Ndryshimi ka të bëjë me bërjen më funksionale ERT-në

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›