E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend- Ngjela, të shkarkohet Bollano

 

'Kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, duhet të shkarkohet, është antishqiptar'. Kjo ka qenë fjala në seancën që u mbajt sot pasdite në Kuvend e deputetit Spartak Ngjela.

Ai e përmendi ngjarjen e Himarës ku shumë protestues, ndër ta edhe Bollano, kanë kërkuar autonomi. Ai shprehu qartë se kjo është një çështje ndërkombëtare.

Ai tha: - " Para disa ditësh një kryetar bashkie kundërshtar I hapur I shqiptarëve ka tentuar të kundërshtojë historinë shqiptare dhe në mënyrë të përsëritur ka tentuar të organizojë trazira ndërkombëtare. Një kryetar I tillë duhet të shkarkohet menjëherë". Ai kërkoi gjithashtu që presidenti t'I kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme procesin penal kundër Bollanos pasi ka dhunuar Kushtetutën dhe ka marrë pjesë në tubimin antishqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›