BB, 27 miliardë $ për vendet e prekura nga kriza e Eurozonës
27 miliardë dollarë do të vihen në dispozicion për vendet në pjesën qendrore dhe lindore të Evropës, si dhe për ato në Azinë qendrore, të goditura rëndë nga kriza e Eurozonës, nga Banka Botërore.
Banka tha se kjo krizë ka prekur edhe vendet e ish-bllokut sovjetik, për shkak të ndërprerjes së tregtisë dhe remitancave, që janë me rëndësi kyçe për rritjen e tyre ekonomike.
Institucioni financiar tha se fondi prej 27 miliardë dollarë do të vihet në dispozicionin e këtyre vendeve gjatë dy viteve të ardhshme, për të ndihmuar ruajtjen e ekuilibrave fiskalë dhe vazhdimin e mbështetjes së bizneseve të vogla, të mesme e të tjera.