BB-Bode: Lufta ndaj informalitetit, kusht për në BE
BILISHT- Lufta kundër informalitetit është një sfidë për integrimin e e vendit në Bashkimin Europian. Kjo është deklaruar gjatë një takimi të zhvilluar në Bilisht të Korcës, mes përfaqësuesve të Bankës Botërore, biznesit dhe ministrit të Financave Ridvan Bode.
“Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal që ka qënë thelbi i këtij projekti, përbën një nga sfidat e mëdha të vendit tonë në procesin e zhvillimit të tij në tërësi dhe sidomos të përafrimit dhe integrimit me Bashkimin Europian.”,- deklaroi ministri Bode.
“Kjo përparësi ka të bëjë me reduktimin e ekonomisë informale dhe aktiviteteve informale. Sepse një vend me një shkallë të tillë informaliteti e ka të pamundur që të lëvizë dhe të shkojë përpara drejt plotësimit të atyre standarteve, të cilat kërkohen nga një vend që do të integrohet në Bashkimin Europian”- theksoi përfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore, Kseniya Lvovksy.
Deklaratat u bënë gjatë një takimi me biznesin, në fazën përmbyllëse të projektit të bizneseve për pullën fiskale.
(el.me/news24/BalkanWeb)