E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e FSHF- së, dorhiqet kreu i Komisionit të Apelit

Tiranë- Akuzat e forta të bëra nga Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së e kanë detyruar Presidentin e Komisionit të Apelit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Rakipi, të japë dorëheqjen.

Ai nëpërmjet një letre drejtuar FSHF- së deklaron heqjen dorë nga posti drejtues i Komisionit të Apelit, pasi sipas tij akuzat për marrje rryshfetesh dhe gjykim të pa drejtë janë të pabaza.

Një pjesë e letrës

Në opinionin tim, deklarata është në përputhje të plotë me edukatën e dhunës së injektuar për tu përdorur në stadiumet tona prej vitesh të tëra, me ndeshjet e trukuara që piketojnë fituesit e aktiviteteve ende pa filluar ai, me gjykimet e manipuluara që dukshëm konstatohen në ndeshjet e kampionatit tonë, edhe përgjatë trajtimit të shkeljeve, e denjë për edukatën qytetare të dhunuesve dhe manipuluesve që forcërisht bëjnë ligjin në fushat e futbollit.

Unë nuk jam mësuar të përdor gjuhë e zakone të tilla, prandaj përsëris se distancohem prej nivelit të saj. Këtë qendrim dhe devocion kam konstatuar të qenësishëm edhe tek koleget e mi, anëtarë të Komisionit të Apelit.

Pas njohjes me deklaratën tuaj, përtej cudisë që vjen prej nxitimit të publikimit të saj ende pa lexuar përmbajtjen e vendimeve tona, përtej pavërtetësisë, edukatës së ulët dhe mosmirënjohjes shembullore që e karakterizon atë, shoh përmbajtjen e saj në raport me vendimet tona dhe, konstatoj që mospërputhja e qëllimeve të ushtrimit të detyrave përkatëse janë evidente. Unë nuk kam as formimin, vullnetin e dëshirën të ndjek qëllimet tuaja e të vazhdoj të gjendem pjesë e strukturave që ju keni ngritur.

Për rrjedhojë, kuptoni që nuk do të gjendem më, në atë derë.

Krejtësisht pa konsideratë, Arben Rakipi

Tirane, 01.03.2012.

Ai ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të bëra nga drejtuesi i FSHF- së, Armando Duka, mbi vendimin e dhënë për ekipin e Pogradecit dhe Flamurtarit.

Rakipi është akuzuar për një gjykim të padrejtë dhe që ka marrë rryshfete.

Shkrime të tjera me interes:

  1. FSHF gjobit “Vllazninë” për fishekzjarret Vllaznia gjobitet me 300.000 lekë për hedhje të fishekzjarreve nga...
  2. FSHF, trajner ekonomik dhe nën 50 vjeç Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron në krye të kombëtares një...
  3. Prokuroria: Ish kreu i gardës të mbahet në burg Tiranë- Prokuroria nuk ka hequr dorë nga kërkesa e saj...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›