Velipojë, INUK prish 40 objekte pa leje
VELIPOJË- 40 objekte pa leje në zonën e plazhit të Velipojës janë prishur nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, në vazhdën e aksioneve për lirimin e hapësirave publike.
Drejtuesit e këtij inspektoriati shprehen se janë të vendosur që cdo kundravajtësi ti përgjigjen sipas ligjit duke mos lejuar asnjë ndërtim pa leje sidomos në zona me rëndësi kombëtare sic është Velipoja.
“Kjo është një zonë turistike me rëndësi kombëtare, nuk do të lejohet asnjë kundravajtje ligjore. Në vazhdim, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të mbështesë të gjitha inspektoriatet vendore për të zbatuar me përpikmëri të gjitha ligjet dhe do marrë masa ndaj kundravajtësve”, tha Engjëll Dedja, përgjegjës i sektorit INUK.
Deri më tani janë prishur mbi 300 objekte pa leje në zonën e plazhit të Velipojës, duke liruar hapësirar publike. Ndërhyrja e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar u bë në bashkëpunim me komunën Velipojë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)