E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vetëvritet e vetëshpallura shenjtore, lë letër për Zotin

TIRANË- Vetëvritet me armë zjarri e vetëshpallura shënjtorja Eleonorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Komuna e Parisit’ në kryeqytet.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarja ka gjetur në banesën e të ndjerës një letër për Zotin , të cilën e kishte shkruar para se ajo ti jepte fund jetës së saj.

Në letrën e të vetëshpallurës shenjtore thuhej: “Më mirë të vras veten se të le tokën e shenjtë”.

Nga hetimet paraprake mësohet se ndërtesa e misionit ‘Eleonora’ vitet e fundit ka pasur probleme me pronësinë, dhe ky fakt dyshohet të jetë edhe motivi i vrasjes së gruas. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›