E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, nis zyrtarisht punën konsullata italiane

GJIROKASTËR- Në Gjirokastrës sot pasdite është zhvilluar ceremonia e celjes së konsullatës italiane në këtë qytet. Konsullata italiane është e para e këtij lloji në qytetin e ngurtë.

Teodor Bilushi, pedagog i gjuhës italiane në Universitetin e Gjirokastrës, është prezantuar nga ambasadori italian në vendin tonë, Saba D'Eelia, në krye të kësaj konsullate.

Konsullata italiane në Gjirokastër, sipas ambasadorit D'Elia, do t'i shërbejë forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona në të gjitha fushat e jetës.

Në ceremoni merrnin pjesë konsulli i përgjithshëm italian në Vlorë, Serxhio Stronzzi, deputete të parlamentit shqiptar, përfaqësues të pushtetit lokal etj.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›