Presidenti Topi dekreton shpalljen e dy ligjeve
TIRANE - Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi sot shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e “Marrëveshjes me Bosnjë–Hercegovinën për zgjidhjen e borxhit të Shqipërisë, për shlyerjen e shumave në llogarinë e shkëmbimit të mallrave ndërmjet Shqipërisë dhe ish–Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë”.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, kryetari i shtetit dekretoi edhe shpalljen e ligjit “Për aderimin e Shqipërisë në protokollin e Konventës së vitit 1979 “Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët, për të pakësuar acidifikimin, eutrofikimin dhe ozonin në shtresën e poshtme të atmosferës”.
(er.nu/BalkanWeb)