Kontroll mbi inxhinierët dhe arkitektët
24/06/2009 Për shkelje në fushën e projektimit gjobë deri në 500 mijë lekë ose përjashtim deri në 2 vjet
Drafti i ekspertëve përcakton Kodin e Etikës, rregulloren dhe këshillat e funksionimit
Profesionet e lira të inxhinierit dhe arkitektit pritet të vihen nën kontroll. Për këtë është hartuar i gjithë kuadri ligjor, Kodi i Etikës, si dhe rregullorja përkatëse. Hartuesit kanë parë të domosdoshëm krijimin e rregullave për të detyruar çdo profesionist në ushtrimin e aktivitetit të tij, të njohë të drejtën e profesionit. Si kusht është vendosur përjashtimi nga përfitimet personale të paligjshme, mënjanimi i konfliktit të interesit, ruajtja e etikës profesionale si dhe ruajtja e së drejtës së autorit. Për hartimin e tyre referencë është marrë kuadri ligjor italian dhe kodi i deontologjisë amerikane.
Zgjidhja e problemeve
Mungesa e një kuadri të tillë, sipas hartuesve të tij, ka sjellë mosrespektimin deri më sot në shumë raste të normave të deontologjisë si pasojë dhe sjelljen e shumë anomalive në marrëdhëniet brenda profesionit të lirë të inxhinierit, me entet publike për të cilat deri më sot asnjë akt ligjor e nen ligjor në fuqi nuk i trajton. “Mungesa e këtyre akteve ka sjellë që shumë marrëdhënie midis profesionistëve të lirë, midis tyre dhe publikut e enteve publike kanë qenë të ndërtuar jo mbi bazën e principeve deontologjike, gjë që ka sjellë në të shumtën e rasteve komprometimin e interesit publik nga gabime të pandreqshme dhe duke mos garantuar vazhdimësinë dhe rregullimin e aktivitetit”, - shprehen hartuesit në relacion. Miratimi i këtij kuadri ligjor do të çojë në ndërtimin e raporteve të drejta midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, midis entit publik dhe atij privat, si dhe minimizimin e korrupsionit monetar dhe moral. “Mendojmë se ka ardhur koha që këto marrëdhënie të vihen në një rrugë ligjore duke e përshtatur me legjislacionin evropian”, - theksohet në relacion.
Rregullimi i marrëdhënieve
Aktualisht aktet ligjore e nënligjore në fuqi për rastet e shkeljeve e mangësive profesionale, për mos konformitet me dinjitetin dhe nderin, sipas ekspertëve, parashikohen në disa nene të Kodit Civil. Ndërsa pjesa e detyrimeve dhe sipërmarrja dhe masa administrative janë të përcaktuara në ligjin për kundërvajtjet administrative, si dhe sanksionet e përcaktuara në rregulloren për procedurat dhe dhënien e lejeve për ushtrimin e profesionit. “Në të gjitha këto akte nuk janë të shprehura saktësisht detyrimet që duhet të kenë profesionistët dhe masat ndëshkuese që duhen marrë, por dhe ato që janë të sanksionuara nuk zbatohen”, - theksojnë hartuesit. Hartimi i këtyre akteve plotëson kuadrin rregullator në fuqi, i cili për rastet e shkeljeve dhe mangësive ku profesionisti është subjekt i disa sanksioneve disiplinore.
Sanksionet
Sipas formës së shkeljes së rregullave dhe pasojave që sjell kjo shkelje në këtë kuadër ligjor është përcaktuar dhe lloji i sanksionit. Në rast përsëritjeje, gjithashtu, janë parashikuar dhe hapat e mëtejshme të sanksioneve që ndërmerren. Sipas kreut të tretë të ligjit, pranë Këshillit Kombëtar dhe Këshillave rajonale funksionojnë Komisionet Disiplinore, që janë organe të gjykimit profesional. Vendimet e tyre, sipas këtij ligji, janë të apelueshme në Komisionin Disiplinor të Këshillit Kombëtar, i cili ushtron kompetenca të shkallës së dytë. Masat që jepen kur vërtetohet se anëtari ka kryer shkelje ose gabime të karakterit teknik në fushën e projektimit ose zbatimit, janë vërejtje me shkrim, pezullim për 6 muaj, gjobë nga 100 deri në 500 mijë lekë dhe përjashtim i përkohshëm nga Urdhri i Inxhinierit dhe arkitektit për një periudhë 1 deri 2-vjeçare. Përveç këtyre, Komisioni ka të drejtë të caktojë një rikualifikim me seanca dëgjimore. Vendimi i Komisionit Disiplinor të Këshillit Kombëtar është i formës së prerë. Për gjobën ose përjashtimin nga urdhri, personi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës.
Administrata publike
Inxhinierët dhe arkitektët në raport me entet publike
Sipas Kodit të Etikës, inxhinieret dhe arkitektët të cilëve ju është dhënë çfarëdo lloj forme autoriteti, si për administrimin e enteve publike të çfarëdo lloj tipi ose komisione të enteve publike, nuk mund të përdorin këto poste për të nxjerrë përfitime profesionale për vete ose për të tjerët. “Inxhinierët dhe arkitektët që punojnë në administratën publike duhet të mbrojnë instrumentet urbanistike dhe variantet e tyre në objektet me strukturë urbanistike nga sipërmarrje private, nga momenti i marrjes deri në aprovimin përfundimtar të detyrës. Kjo normë është edhe për ata profesionistë që kanë bashkëpunuar vazhdimisht ose që për herë të parë kanë raporte bashkëpunimi me administratën publike”, - thekson Kodi i Etikës. Gjithashtu sipas këtij kodi, inxhinierët dhe arkitektët që janë konsulente të përkohshëm apo të përhershëm pranë administratës publike nuk mund të marrin përsipër detyra funksionale private a publike me objekt tjetër konsulence. Po i njëjti kriter është edhe për profesionistë që për herë të parë kanë raporte bashkëpunimi me administratën publike. Në ushtrimin e profesionit inxhinierët nuk mund të hedhin firmën si inxhinierë për kryerjen e aktivitetit të plotë apo të pjesshëm, për profesionistë apo persona të tjerë, jo të autorizuar nga ligji, që marrin përsipër përgjegjësi dhe aktivitete të njëjta me ta. Sipas këtij kodi, inxhinierët dhe arkitektët nuk duhet që me dijeninë e tyre të përfshihen në biznese apo praktika profesionale të natyrës së pandershme, jo etike dhe mashtruese.
Evitimi i konfliktit të interesit
Kodi Etik, tolerancë zero ndaj korrupsionit
Kuadri ligjor përfshin edhe hartimin e Kodit të Etikës profesionale. Në të janë përcaktuar principet bazë mbi të cilat duhet të zhvillohet profesioni i inxhinierit. Janë përcaktuar rregullat themelore mbi të cilat inxhinieri do të ushtrojë profesionin si në aktivitetin privat dhe atë publik, rregullat themelore të etikës siç është ruajtja e reputacionit të profesionit të inxhinierit. “Janë përcaktuar rregullat se si duhet të veprojë inxhinieri gjatë gjithë veprimtarisë së tij në raport me klientët, punëdhënësit, publikun duke pasur parasysh etikën profesionale dhe tolerancën zero ndaj korrupsionit”, - thekson relacioni shpjegues. Gjithashtu në këtë material përfshihet edhe përparësia në detyrë ku është përcaktuar se çfarë konsiderohet si esenciale në kryerjen e punës së inxhinierit dhe që ai duhet të udhëhiqet në punën e tij, apo kryerja e shërbimeve inxhinierike brenda kufirit të kompetencave që i përkasin arsimimit, apo kualifikimit të tij. Madje, sipas këtij kodi, mund dhe duhet të bëjë deklarim për një punë të caktuar, si kusht i deklarimit publik, ku përcaktohet qartë se kur, si dhe çfarë deklaron inxhinieri. “Evitimi i konfliktit të interesit përcakton se si inxhinieri në ushtrimin e profesionit të tij të lirë apo i angazhuar në entet publik duhet të shmangë konfliktin e njohur apo të mundshëm të interesit”, - thekson relacioni. Sa i përket ngritjes profesionale inxhinierët gjatë gjithë karrierës duhet të jenë në kontakt me zhvillimet aktuale në fushën inxhinierike.
Regjistri kombëtar
Anëtarësimi i shtetasve shqiptarë dhe të huajve
Anëtarë të Urdhrit të Inxhinierit dhe Arkitektit, sipas këtij drafti, mund të bëhet çdo inxhinier dhe arkitekt që është shtetas shqiptar i diplomuar në vend ose jashtë shtetit dhe që janë të regjistruar në regjistrin kombëtar. Sipas këtij drafti, të drejtën për të qenë anëtar i Urdhrit e fiton ai që i nënshtrohet provimit të shtetit sipas rregullave dhe kategorive profesionale të përcaktuara me akte nënligjore dhe që regjistrohet në regjistrin kombëtar. Aplikimi dhe zbatimi i formës së provimit të shtetit, bëhet në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. Programi i testit hartohet nga vetë fakultetet mbështetur në kërkesat e Këshillit Kombëtar dhe miratohet në senatet e tyre. Përjashtimi nga anëtarësimi përcaktohet me rregulloren përkatëse të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Sa i përket shtetasve të huaj, që duan të ushtrojnë profesionin e inxhinierit ose të arkitektit në Republikën e Shqipërisë, sipas këtij drafti, janë të detyruar të kryejnë regjistrim të përkohshëm në Urdhrin e Inxhinierit. Kjo do të thotë se ata nuk janë të detyruar që t’ju nënshtrohen detyrimeve të përcaktuar në pikën 2 të nenit 4, i cili përcakton se anëtarët e urdhrit duhet të bëjnë provimin e shtetit. Anëtarët duhet të respektojnë Kodin e Etikës Profesionale. Urdhri mban lidhje me ministritë, organet e qeverisjes vendore dhe institucionet e publike dhe merr pjesë në hartimin e akteve ligjore e nënligjore që lidhen me aktivitetin dhe fushën në të cilën ushtrojnë veprimtarinë anëtarët e tij.
Organizimi
Urdhri i Inxhinierit dhe Arkitektit, sipas këtij drafti, do të krijohet në 4 rajone. Secili prej tyre ka Këshillin rajonal të Urdhrit dhe regjistrin e tij. Ndarja është bërë e tillë që në rajonin e parë të përfshihen qarku Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Në rajonin e dytë do të përfshihet qarku Tiranë dhe Durrës. Ndërsa, në rajonin e tretë përfshihen qarku Vlorë, Berat, Fier dhe Gjirokastër. Rajoni i katërt ndërkaq, përfshin Korçën dhe Elbasanin.
Financimi
Urdhri do të ketë buxhetin e tij që e administron vetë në përputhje me aktet nënligjore në fuqi. Sipas draftit, burimet e financimit janë kuotizacioni i anëtarëve, tarifat e regjistrimit dhe të dhënies së të drejtës individuale për ushtrimin e profesionit, donacione të ndryshmeve, të ardhura të tjera të ligjshme. Të ardhurat e realizuara gjatë veprimtarisë, Urdhri i përdor për të përmbushur misionin e tij të caktuar me këtë ligj.