Në shitje 14 miliardë lekë bono thesari
24/06/2009 Banka e Shqipërisë
Përfundoi ankandi i radhës për shitjen e 14 miliardë lekëve bono thesari. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Departamentit të Operacioneve Monetare pranë Bankës së Shqipërisë, e cila organizoi ankandin në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Sipas tyre, bonot e shitura janë me maturim 6 dhe 12 mujor dhe do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë. Sipas të dhënave, për bonot me maturim 12 mujor u pranuan 19 nga 25 kërkesat konkurruese të paraqitura. Për bonot me maturim gjashtëmujor numri i kërkesave konkurruese të paraqitura, ishte 11 nga të cilat u pranuan 7. Bonot e thesarit të agjencive dhe qeverive janë të shprehura në dollarë me norma të brendshme kthimi që variojnë nga 0.7 për qind në 1.85 për qind, të cilat në mars 2009 ndryshuan nga 0.7 për qind në 3 për qind. Ato kanë kufij maturiteti nga qershori 2009 deri në prill 2011. Raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë vlerësoi se qeveria ka rritur huamarrjen e brendshme gjatë vitit 2008, nëpërmjet emetimit të letrave me vlerë me rreth 15 miliardë lekë. Stoku i borxhit të qeverisë në bono thesari dhe obligacione 3-vjeçare është zvogëluar, duke rritur në një masë më të madhe huamarrjen në obligacione 5 dhe 7-vjeçare, sipas strategjisë së Ministrisë së Financave për zgjatjen e maturitetit të borxhit të brendshëm dhe rritjen e instrumenteve afatgjata të borxhit, duke treguar kujdes në fragmentimin e tregut.