E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB: Financime per projektet e medha Luljeta Ndoka

Banka Boterore do ta mbeshtese Bashkine e Tiranes jo vetem parimisht, por edhe financiarisht, per projektet e medha qe ka ne programin e zhvillimit te kryeqytetit. Nje gje e tille u be me dije gjate takimit qe pati dje kreu i ketij institucioni, Lulzim Basha, me perfaqesuesen e Bankes Boterore per Shqiperine, Ksenja Lvovski. Mbeshtetja u premtua per projektin e Lumit Tirana, Tramvajin, Planin Urbanistik, e nje sere projektesh te tjera madhore.

Takimi

Mbeshtetje financiare per projekte te medha, te cilat jane parashikuar ne programin e kryebashkiakut Lulzim basha per zhvillimin e Tiranes. Ky ka qene thelbi i takimit te djeshem mes kryebashkiakut Basha me perfaqesuesen e Bankes Boterore per Shqiperine, Ksenja Lvovski dhe grupin e eksperteve. Gjate takimit u ra dakord per bashkepunim ne disa prej prioriteteve me te rendesishme dhe problematikave me te mprehta qe ka kryeqyteti. Banka Boterore mbeshteti axhenden e kryebashkiakut Basha per punesimin e te rinjve, si dhe per krijimin e kushteve qe ata te kryejne stazhin pas diplomimit. Kryetari i Bashkise i theksoi znj Lvovski se ky eshte prioriteti numer nje i Bashkise dhe i tiji personal. Gjate takimit, perfaqesuesit e Bankes Boterore shprehen gatishmerine per te ndihmuar Bashkine e Tiranes ne projektin per hipotekimin e apartamenteve qe ende nuk kane certifikate pronesie. Basha e njohu delegacionin e BB per punen qe po ben grupi i ngritur per Hipotekat dhe tha se procesi do te nise se shpejti.

Projektet

Banka Boterore u shpreh e gatshme te kontribuoje dhe te marre pjese ne projekte strategjike te Bashkise, si ndertimi i Bulevardit te Ri te qytetit, deri tek Lumi i Tiranes. Kryebashkiaku Basha i tha delegacionit se ky aks do te rrise cilesine e jetes dhe do te nxjerre nga kushtet e papershtatshme, nje pjese te rendesishme te qytetit. Ndertimi i Parkut te Ri tek Lumi i Tiranes eshte nje prioritet i Bashkise qe u perfshi gjate takimit ne projektet ku Banka Boterore do te jape kontributin e saj. Me pas, Banka Boterore e siguroi kryebashkiakun Basha se e sheh me interes ndertimin e linjes se Tramvajit ne Tirane dhe eshte gati ta mbeshtese kete projekt. Nga ana tjeter, Banka Boterore mbeshteti projektin qe ka kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, per hartimin e Planit Urbanistik per Tiranen dhe u shpreh e gatshme per te ndihmuar dhe per ta perkrahur kete iniciative. Ne vecanti, u pershendet ideja e procesit transparent dhe respektimit te parimit te vleresimit te drejte te prones private dhe perfitimit te hapesirave publike ne sherbim te qytetarit.

Projektet ku u ofrua mbeshtetje:

Ndertimi i Bulevardit te Ri te qytetit, deri tek Lumi i Tiranes

Ndertimi i Parkut te Ri tek Lumi i Tiranes

Ndertimi i linjes se Tramvajit ne Tirane

Hartimi i Planit Urbanistik

Trafik ne Tirane, hapja e korsive zgjidh problemin

Me nisjen e vitit te ri shkollor, prej 4 ditesh Tirana eshte perfshire nga nje trafik mjaft i dendur. Ne fakt, ai eshte paralajmeruar jo vetem nga ekspertet e policise Rrugore, por edhe nga vete kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, i cili premtoi hapjen e dy korsive, gje qe do te lehtesoje se tepermi trafikun ne Tirane. Punonjesit e bashkise po kujdesen gradualisht qe ta realizojne nje gje te tille ne kohen e duhur, qe te mos kete pasoja teknike. Drejtuesit e mjeteve, te cilet keto dite kane vuajtur qendrimin me minuta te tera ne rruget e Tiranes, pa mundur te levizin per shkak te trafikut, shprehen se zgjidhja e sugjeruar nga Basha eshte me e mira, pasi kjo mund te coje ne frymemarrjen e qarkullimit ne Tirane. Sipas tyre, lirimi i dy prej akseve qe te cojne drejt qendres, eshte celesi kryesor per permiresimin e situates momentalisht. Levizja ne sheshin "Skenderbej" vijon te jete nje makth jo vetem per kembesoret, por edhe per automjetet. Ne sheshin qendror te Tiranes prej muajsh nuk futet asnje automjet, pasi te gjitha rruget jane mbyllua per shkak te punimeve. Kembesoret vuajne mungesen e semaforeve dhe pluhurit qe ka mbuluar gjithe qendren e Tiranes, udhetaret qe kane zgjedhur transportin publik duhet te bejne dyfishin e rruges per te shkuar ne destinacion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›