Benzema i kënaqur me fitoren

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është tepër i kënaqur me fitoren minimale ndaj Dinamo Zagrebit, pavarësisht faktit se nuk shënoi gol.
“Ishte fitore e rëndësishme për ne, tre pikë jashtë shtëpisë janë gjithmonë të mirë se ardhura. Ishte e vështirë në disa momente për ne, por në fund ne i morëm tre pikët”.
“Unë kam pasur shumë raste, por fatkeqësisht nuk shënova, edhe pse kjo nuk ka rëndësi tani”, tha francezi.