Dalglish pret ndeshje të vështirë ndaj Tottenhamit

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, pret një betejë të vështirë kundër Tottenhamit këtë fundjavë.
Tottenham ka shijuar një fillim të vështirë të sezonit, duke pësuar disfata nga dy ekipet e Manchesterit, United dhe City. Londinezët janë pa një numër lojtarësh kyç të cilët janë jashtë fushe për shkak të dëmtimeve, por Dalglish thotë se ata vazhdojnë të mbeten një rival i vështirë në fushë.
"Nuk mendoj se ata ishin në fuqinë e tyre të plotë, apo? Nëse shikoni realisht, të shkosh në Old Trafford është vend i vështirë për secilin. Dhe duke parë ndeshjen në shtëpi ndaj Manchester Cityt, ata janë në gjendje të bëjnë një performancë të mirë dhe fatkeqësisht për Harry, atë ditë ata shënuan vetëm një".
"Të dyja ishin ndeshje shumë të vështira, por nuk mendoj se ata ishin në fuqinë e plotë. Nuk mendoj se ata janë në fuqinë e plotë as tani", ka thënë Dalglish.