E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello: Nuk jam i duhuri për Interin

Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, ka hedhur poshtë spekulimet se ai do të pasojë Gian Piero Gasperinin si drejtues i Interit.

Capello është përmendur në mesin e emrave për të qenë trajneri i ardhshëm i zikaltërve, pasi Gasperini po kalon një fillim jo të këndshëm të karrierës në Giussepe Meaza me tre disfata në po aq ndeshje zyrtare.

“Interi nuk ka nevojë për mua. Le t`i japim trajnerit kohë për të bërë punën e tij. Skudetoja është në mes të Milanit, Juventusit, Interit dhe Napolit. Napoli po ia del shumë mirë dhe patën një ndeshje të shkëlqyeshme në Ligën e Kampionëve”.

“Mos harroni se një barazim te Manchester City është një rezultat i mrekullueshëm, pasi unë e konsideroj Cityn të jetë pa dyshim në mesin e ekipeve më të fuqishme në Evropë për momentin”, ka thënë Capello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›