BB, Iweala: Ulni borxhin. Kujdes politikat fiskale
TIRANE-Drejtoresha e lartë e Bankës Botërore (BB), Okonjo Iweala këshilloi sot që “qeveria shqiptare të përdorë politika të kujdesshme fiskale për të garantuar qëndrueshmëri të ekonomisë në vend”.
Deklarata u bë në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë të kryeministrit Sali Berisha dhe përfaqësueses së lartë të BB, Iweala.
Sipas përfaqësueses së lartë të BB, Shqipëria duhet ti përmbahet kuadrit të borxhit publik dhe të mundohet ta ulë atë borxh ose ta ruajë atë në nivelin që ka.
Duke qënë se Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme, tha Iweala, qeveria shqiptare duhet të ketë kujdes nga vendet që kanë fuqi blerëse te madhe, “Shqipëria duhet të gjejë mundësinë të jetë në krye të tyre”.
Drejtoresha e BB për menaxhimin deklaroi gjtihashtu sot se në ndihme te zonave të përmbytura, BB do të akordojë nje fond prej 1 miliard dollarë, ndërsa shprehet e gatshme për 22 milion dollarë në drejtim të sigurisë së sistemit të digave nëse kërkohet diçka e tillë prej qeverisë së Shqipërisë.
"Dua të shpreh se me kryeministrin biseduam për situatën në veri të Shqipërisë dhe shpreh simpatinë për përballimin e situatës që u bë nga të dëmtuarit. Ne biseduam me Berishën për shpërndarjen e ndihmave për këta banorë dhe sesi ndihma të shpërndahet sa më shpejt. Folëm dhe për sistemimin e digave në rast se e kërkon qeveria".
Në vlerësimin e saj, ritmi i zhvillimit në 20 vite është i jashtëzakonshëm ndërsa Shqipëria shënoi një përballje shumë të mirë me krizën globale. Banka Botërore theksoi se mbetet një partner për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Okonjo-Iueala tha se Shqipëria e përballoi me sukses krizën financiare globale, duke nënvizuar se vendi ynë ishte i vetmi që shënoi rritje ekonomike. Ajo tha se është fakt se zhvillimi i Shqipërisë ka qenë me rritje prej 6% nga viti 1998 në vitin 2008 dhe ky ritëm zhvillimi kjo e rendit ndër vendet kryesore të Evropës Lindore.“Përpjekjet e qeverive të njëpasnjëshme kanë cuar në uljen e nivelit të varfërisë në vend”.
Berisha
Në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri Berisha nga ana e tij, theksoi se i ka shprehur përfaqësueses së BB-së mirënjohjen për bashkëpunimin e frytshëm për 20 vite dhe për projektet që arrijnë shifrën e 1.5 miliardë dollarësh.
“Ne diskutuam gjerësisht mbi përparësitë e bashkëpunimit tonë në të ardhmen dhe kam kënaqësinë dhe ta falenderoj drejtoreshën e lartë për mirëkuptimin e saj dhe të BB-së për këto përparësi të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Ne ramë dakort të bashkëpunojmë ngushtë me BB-në për përmbytjet” theksoi Berisha.
Ndërkohë, Berisha theksoi se bashkëpunimi në fushën e bujqësisë mbetet një prioritet i padiskueshëm ndërsa mbajtja e borxhit publik nën 60% është një tjetër synim, kurse dificiti te ruhet ne masen 3.5%.
“Folëm dhe për situatën makroekonomike, ku unë e garantova përfaqësuesen se rëndësi shumë të madhe ka ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe se qëllimi ynë është që borxhi të mbahet nën 60%, dificiti buxhetor të jetë rreth 3.5% dhe në vitin e ardhshëm”.
“Sektori i Bujqësisë, ishte një ndër temat e diskutuara ku unë theksova nevojën për një system modern vaditje në mbarë vendin dhe implementimin e projketeve për mbjelljen e arrave, bajameve, lajthive për ta bërë Shqipërinë si një vend të rëndësishëm për prodhimin e këtyre frutave”.
Berisha ka theksuar se bashkëpunimi me këtë bankë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Kemi trajtuar bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe sidomos zhvillimin e infrastrukturës ku Banka Botërore ka një rol dhe kontribut shumë të madh, në të gjithë vendin”, theksoi Berisha në konferencën e përbashkët për shtyp.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: BB, Iweala: Ulni borxhin. Kujdes politikat fiskale