Laç, policia arreston 20-vjeçarin, kërkohej për vjedhje

Forcat e Komisariatit të Policisë Laç, kanë bërë të mundur arrestimin e një 20-vjeçari të kërkuar për vjedhje.
Burime nga policia e Laçit bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Fatjon Lika, banues në Malbardhë të rrethit Kurbin, i dënuar më parë për vëprat penale të "Vjedhjes" dhe "Armëmbajtjes pa leje".
Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 07.01.2011 për veprën penale të "Vjedhjes së kryer në bashkëpunim" nga Komisariati i Policisë Krujë dhe u kap në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 20-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të metejshme.