E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Në Dhjetor pati rritje cmimesh

TIRANE-Cmimet në muajin Dhjetor njohën rritje të konsiderueshme krahasuar me indeksin e muajit, Nëntor shprehet sot INSTAT. Kështu, në muajin Dhjetor, njohën rritje një sërë artikujsh ushqimorë ndërsa rritja nuk është ndalur dhe për duhanin, e karburantin.
INSTAT bën të ditur se në muajin Dhjetor të vitit 2010, cmimet pësuan një rritje me 2.2%, ku ushqimet pësuan një rritje me 4.6%, zarzavatet me 27%.
Rritja u ndje dhe tek pijet alkolike, ku u shënua një rritje me 1.9%.
Ndërkohë rritje cmimesh mësuan dhe paketat e cigareve, me 2.9%.

Luhatje cmimesh pati dhe në tregun e karburanteve ku cmimi naftës krahasuar me një muaj me parë u rrit me 4.2% dhe ai I benzinës me 4.0%.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›