Lezhë, grabitet me dhunë e moshuara
Një grua e moshuar ka rënë pre e grabitësve mëngjesin e sotëm në Lezhë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lal i ri në qarkun e Lezhës ku 70-vjeçarja Dila Gjoni është grabitur me dhunë në banesën e saj nga persona të panjohur.
Grabitësit pasi kanë hyrë në banesën e të moshuarës dhe pasi e kanë lidhur atë kanë marrë 12 mijë lekë të reja që 70-vjeçarja i mbante në banesë dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.