Gramozi shkatërron Flamurtari, fitorja hyn në histori
Gramozi regjistroi fitoren e parë historike në kompeticionin maksimal shqiptar, Kategorinë Superiore, duke mposhtur në Ersekë 2-0 Flamurtarin në debutimin e trajnerit të ri të vlonjateve, Gugash Maganit. Pas një pjesë të parë pa gola, kolonjarët e drejtuar nga tekniku Ilir Qirjako, kosovarët Hyseni e Sadiku realizuan dy gola brenda pesë minutash, respektivisht në të 61’ e 65’. Ndërsa Gramozi iu gëzua me meritë pikëve të plota, Flamurtari, fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë, pësoi humbjen e katërt rresht, duke mbyllur në mënyrë të turpshme tashmë renditjen e Superligës pas javës së pestë. Flamurtari është përfshirë në një krizë totale, pasi nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës në katër ndeshjet e fundit. Mesa duket, ajo fitore e bujshme 3-1 në kryeqytet me Tiranën, ka qenë thjesht një rastësi parë dhe ecurinë e mëpasshme të 1-herë kampionëve të Shqipërisë. Me tri pikët e art të marra kundër Flamurtarit, Gramozi bëri një kërcim “pesëhapësh”, pasi nga vendi i fundit tani është i shtati (5 pikë), duke lënë pas midis të tjerave edhe Vllazninë.
Kategoria e Parë
Banderolat, policia debate me tifozët
Partizani u rikthye te fitorja pas humbjes së thellë me Adën e Velipojës (5-0) një javë më parë. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Eduard Zhupa fituan 2-0 me Besëlidhjen e Lezhës në takimin e vlefshëm për javën e pestë të Kategorisë Superiore, me nga një gol në çdo pjesë: në Artan Karapici realizoi në minutën e 10-të dhe Klodian Asllani dyfishoi rezultatin në minutën e 68-të.
Për Partizanin kjo ishte fitorja e tretë në pesë javë , ndërsa Besëlidhja nga ana e saj pësoi humbjen e dytë. Policia e kryeqytetit ndaloi disa tifozë që të hynin në stadiumin “Selman Stërmasi”, pasi mbanin banderola fyese. Bylisi vazhdon marshimin në Kategorinë e Parë, duke fituar kësaj radhe në Skrapar me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e vetëm të takimit, por me vlerë trepikëshe e realizoi sulmuesi Romeo Hamzaj në minutën e 40-të. Bylis kryeson me 12 pikë pas pesë javëve të para. Luftëtari i Gjirokastrës ia doli të dalë me një pikë të vlefshme nga fusha e vështirë e Burrelit, duke barazuar me matjanët 1-1. Dy golat e ndeshjes u shënuan në harkun e pesë minutave: Tanushi realizoi në të 74’ për Burrelin, ndërsa për gjirokastritet u kundërpërgjigj Stoja (78’). Bilisht Sport rigjeti fitoren në javën e pestë të Kategorisë së Parë. Devollinjtë fituan 1-0 me Sopotin e Librazhdit, falë golit të realizuar nga Rustemi në minutën e 68-të, duke kryer edhe rokadën e vendeve midis dy ekipeve. Debutuesi i Kategorisë së Parë, Gramshi, regjistroi fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur Adën e Velipojës me rezultatin e ngushtë 1-0. Për gramshiotët golin e vetëm të takimit e realizoi Gentian Stojku në minutën e 55-të.
Kategoria e Parë
Java e 5-të / 26. 09. 2009
Lushnja-Pogradeci 1-1
Pengu /29’ Pema
Elbasani-Kamza 2-1
43’ Ramazani, 75’ Raboshta / 84’ H.Tafaj
Memaliaj - Turbina 1-0
59’ Seseri
Burreli-Luftëtari 1-1
74’ Tanushi/ 78’ Stoja
Gramshi-Ada 1-0
55’ Stojku
Partizani-Besëlidhja 2-0
10’ Karapici, 68’ Asllani
Skrapari-Bylis 0-1
40’ Hamzaj
Bilishti-Sopoti 1-0
68’ Rustemi
Salihi, i lindur për golin
I lindur për të shënuar. Hamdi Salihi është shndërruar në harkun e 45 ditëve në benianimin e ri të tifozëve të Rapidit të Vjenës. Sulmuesi shkodran me dy golat e tij për rekordmenët austriakë ishte “aktori” përcaktues i fitores 3-1 kundër Magmës. Këta ishin golat 3 e 4 të sulmuesit të Kombëtares shqiptar me fanellën e Rapidit. Kurioziteti: Hamdi Salihi, me 33 gola në Austri mban vendin e 64-t përsa i përket klasifikimit historik të golashënuesve në Bundesligën austriake, qysh kur ajo është themeluar si e tillë në vitin 1974. Në vendin e tretë, ndodhet trajneri i tij aktual, Peter Pacult. 138 gola për ish-kandidatin për trajner të Shqipërisë.
28 Shtator 2009