Pronësia në zonat turistike, qeveria ndryshon rregullat
13/01/2011 Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet e ligjit, shtohen dokumentet
Të gjithë personat e stimuluar ose subjektet me marrëveshje qiraje dhe zhvillimi që kanë përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e qirasë, në rast se nuk paraqesin interes për ndryshimin e pronësisë së truallit, nuk gëzojnë të drejtën për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi njësitë e ndërtuara dhe truallin brenda zonës së stimuluar. Shtesa në ligjin nr.10 186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, është miratuar nga qeveria në mbledhjen e saj të djeshme. Për përjashtmen e kësaj kategorie me rregullat e ligjit në listën e dokumenteve që duhet të paraqesë personi i stimuluar shtohet edhe vërtetimi nga Agjencia Kombëtare e Turizmit për detyrimet nga marrëveshja e qirasë. Sipas ligjit bazë, personi i stimuluar që gëzon njësinë e ndërtuar brenda zonës së stimuluar duhet të paraqesë pranë ALUIZNI-it brenda 60 ditëve pas njoftimit publik këto dokumente: kërkesën për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin, sipas formularit tip të miratuar nga ministri përgjegjës; marrëveshjen e qirasë apo të zhvillimit të lidhur ndërmjet personit të stimuluar dhe qiradhënësit; lejen e ndërtimit për njësinë e ndërtuar; planimetrinë dhe sipërfaqen në m2 të njësisë së ndërtuar; dokumentet e pronësisë për njësinë e ndërtuar (nëse ka); kopje të dokumentit të identifikimit ose ekstrakt të regjistrit tregtar. Në rast se njësia apo njësitë e ndërtuara gëzohen nga dy ose më shumë persona të stimuluar, atëherë kërkesa paraqitet për kalimin e së drejtës së bashkëpronësisë në tërësi mbi truallin. Gjithashtu ligji i ri parashikon se për kërkesat e depozituara nga personat e stimuluar ose subjektet me marrëveshje qiraje dhe zhvillimi, sipas nenit 5 të ligjit nr. 10 186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zona me përparësi turizmin”, për të cilat ka nisur procedura e shqyrtimit, ALUIZNI kërkon nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe nga personi i stimuluar një vërtetim për detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e qirasë dhe zhvillimit. Agjencia Kombëtare e Turizmit me hyrjen në fuqi të këtij ligji i dërgon ALUIZNI-t listën e detyrimeve të qirasë që kanë personat e stimuluar ose subjektet me marrëveshje qiraje dhe zhvillimi. Shtesën e fundit qeveria e ka bërë në nenin që flet për mbledhjen e tatimeve. Sipas nenit 15 të ligjit bazë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe organet e qeverisjes vendore përllogarisin dhe mbledhin të gjitha tatimet e prapambetura (nëse ka) nga personi i stimuluar, sipas legjislacionit në fuqi. Personi i stimuluar për të gjitha njësitë e ndërtuara, të shitura përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, sipas kontratës së lidhur me personin blerës, i nënshtrohet shkallës tatimore për tatimet e papaguara, sipas legjislacionit në fuqi, në datën kur është realizuar kontrata e shitjes. Shtesa bëhet pikërisht pas këtij neni, ku përcaktohet se për personat e stimuluar ose subjektet me marrëveshje qiraje dhe zhvillimi që nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e qirasë, në çmimin e kalimit të pronësisë mbi truallin shtohet dhe vlera e detyrimeve të prapambetura. Detyrimet e prapambetura llogariten nga Agjencia Kombëtare e Turizmit. Të ardhurat nga qiratë ndahen dhe përdoren sipas legjislacionit në fuqi.
Përjashtimi
Subjektet që kanë përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e qirasë, nëse sparaqesin interes për ndryshimin e pronësisë së truallit, si nënshtrohen procedurave të këtij ligji.
Detyrimi
Për kërkesat e depozituara për të cilat ka nisur procedura e shqyrtimit, ALUIZNI kërkon nga AKT dhe personi i stimuluar vërtetim për detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e qirasë e zhvillimit.
Rillogaritja
Për personat e stimuluar që nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e qirasë, në çmimin e kalimit të pronësisë mbi truallin shtohet dhe vlera e detyrimeve të prapambetura.
Kalimi i së drejtës së pronësisë
Pas fitimit të pronësisë mbi truallin, subjekti i interesuar ka të drejtë të regjistrojë në ZRPP kontratën për fitimin e së drejtës së pronësisë mbi njësinë e ndërtuar të lidhur me personin e stimuluar. Këtë të drejtë e ka edhe personi i stimuluar për njësinë e ndërtuar që gëzon sipas marrëveshjes së qirasë dhe të zhvillimit, të lidhur përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në këtë rast kalimi i së drejtës së pronësisë nuk tatohet. Në rastin e njësive të ndërtuara të paregjistruara në ZRPP, ALUIZNI përfundon procesin e regjistrimit fillestar të tyre. Për këtë qëllim ALUIZNI ndjek procedurat e legjislacionit në fuqi për urbanistikën dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, kur për njësinë e ndërtuar është dhënë leja e ndërtimit si dhe zbaton legjislacionin në fuqi për legalizimin e ndërtimeve informale.
Mënyra e pagesës
Çmimi i truallit reduktohet në masën 10 për qind, nëse paguhet brenda 3 muajve nga njoftimi me shkrim, sipas pikës 3 të nenit 10 të këtij ligji. Çmimi i truallit reduktohet në masën 20 për qind, nëse paguhet brenda 1 muaji nga njoftimi me shkrim, sipas pikës 3 të nenit 10 të këtij ligji. Të ardhurat e realizuara nga zbatimi i këtij ligji, me përjashtim të tarifave dhe tatimeve, i transferohen buxhetit të shtetit për të kaluar në fondin e kompensimit financiar për AKKP-në. Çmimi i truallit që i shitet subjektit të interesuar ose personit të stimuluar është në raport me sipërfaqen e truallit, në funksion të njësisë së ndërtuar që ai gëzon. Kur trualli i shitet subjektit të interesuar, çmimi paguhet prej tij në masën 80 për qind të vlerës së truallit, ndërsa 20 për qind e kësaj vlere paguhet nga personi i stimuluar.
Shpronësime
Qeveria ka vendosur të shpronësojë pronarët e pasurive të paluajtshme prona private e të cilëve preket nga ndërtimi i segmentit rrugor Kalimash–Morinë. Sipas vendimit që mori dje Këshilli i Ministrave, pronarët do të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës së kompensimit përkatës për sipërfaqen prej 7 25 m2 tokë arë, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 1 584 424 lekë. Kjo shumë do të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave pranë Bankës së Shqipërisë. Shpenzimet procedurale, në vlerën 231 500 lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Për sa i takon kohës së shpronësimit, procesi do të nisë më 15 janar dhe do të përfundojë më 15 maj të këtij viti. Pronarët duhet të paraqesin dokumentacionin e pronësisë pranë Drejtorisë së Rrugëve.