E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i qeverisë Profesionet e lira, të gjithë do të paguajnë TVSH-në

13/01/2011  Të gjithë ata persona që punojnë në profesione të lira do të hyjnë në skemën e pagesës së TVSH-së. Me një vendim të qeverisë është bërë dje ndryshimi i VKM-së “Për përcaktimin e kufirit minimal të regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)”. Kjo do të thotë se avokatët, noterët, mjekët e specializuar, dentistët, dentistët e specializuar, farmacistët, infermierët, mamitë, veterinerët, arkitektët, inxhinierët, mjekë-laborantë, projektuesit, ekonomistët, agronomët, ekspertët kontabël të regjistruar dhe kontabilistët e miratuar dhe vlerësuesit e pasurisë, por edhe ata që punojnë në fushën e hotelerisë do të jenë të gjithë subjekte të TVSH-së. Sipas vendimit, është hequr kufiri i vendosur më parë për këtë kategori, prej 2 milionë lekësh në vit, si qarkullim vjetor, mbi të cilin do të zbatohej taksave vlerës së shtuar. Meqenëse do të hyjnë në skemën e TVSH-së këta persona që ushtrojnë këtë aktivitet kanë të drejtë që të përdorin faturat tatimore dhe t’u njihen shpenzimet gjatë deklarimit vjetor të xhiros dhe fitimit. Vendimi pritet të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe ka efekt nga data 1 shkurt 2011.

Tatimpaguesit në TVSH:

Avokat, noter

Mjek i specializuar, mjek-laborant

Dentist, dentist i specializuar

Farmacist, infermier, mami

Veteriner, agronom

Arkitekt, inxhinier, projektues

Ekonomist, vlerësues i pasurisë

Ekspert kontabël i regjistruar dhe kontabilist i miratuar

Fusha e hotelerisë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›