BB: Shqipëria vend i favorshëm për biznes
Kështu shkruhet në raportin e Bankës Botërore, ku theksohet gjithashtu se kushtet për tregtinë ndëkufitare të Shqipërisë janë të favorshme.
Krahasuar me një vit më parë, vendi ynë është ngjitur 7 vende më lartë, për sa i përket lehtësirave për çeljen e një biznesi, duke shkuar në vendin e 82, nga i 89-ti që ishte vitin e shkuar. Sipas raportit të këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar, Shqipëria hyn ndër 46 shtetet ku është e lehtë hapja e një biznesi të ri. Raporti thekson gjithashtu, se në vendin tonë është ulur shuma e kapitalit fillestar për të hapur një biznes.
Fillimi i bizneseve në Shqipëri u lehtësua, duke e bërë regjistrimin elektronikisht, gjë që natyrisht shtoi edhe kapacitetin e ruajtjes së të dhënave. Gjithashtu, përdorimi i softuerëve për financat dhe instalimi i pajisjeve të skanimit kontribuan në pakësimin e kohës së kalimit të mallrave nëpër pikat doganore, thuhet në raportin e Bankës Botërore, thuhet në raportin “Biznesi në 2010: Reforma në Kohë të vështira”.