"Femijet e tij" David Braun ‘fundos’ miqtë anglezë
Në rrëfimin e tij para trupit gjykues, Braun ka pranuar se dy miqtë e tij kanë abuzuar me të miturit. raun e ka rënduar shumë pozitën e dy të pandehurve, duke deklaruar se kanë përdorur mjete të forta prerëse si torture
TIRANE-Me pranga në duar, David Braun, britani ku i dënuar për abuzime seksuale me të miturit e qendrës “Fëmijët e tij”, mbërriti dje në Gjykatën e Tiranës. Këtë herë jo si i pandehur, por për të dëshmuar në procesin penal ndaj dy miqve të tij, Dino Kristodulos dhe Robin Arnold. Në rrëfimin e tij para trupit gjykues, Braun ka pranuar se dy miqtë e tij kanë abuzuar me të miturit. “Dino dhe Robin kanë ardhur në Shqipëri në vitin 2004 si vullnetarë në qendrën ‘Fëmijët e tij’. Gjatë qëndrimit të tyre në qendër nuk kam vënë re asgjë të pazakontë. Por, më pas pesë nga fëmijët më kanë treguar se janë keqtrajtuar dhe abuzuar seksualisht”, - është shprehur i dënuari me 20 vjet burg. Braun e ka rënduar shumë pozitën e dy të pandehurve, duke deklaruar se kanë përdorur mjete të forta prerëse, si gërshërë apo pinca, për të keqtrajtuar dhe dhunuar fëmijët në organet gjenitale apo pjesë të tjera të trupit. Ish-administratori i qendrës “Fëmijët e tij” nuk e përfundoi të gjithë dëshminë e tij, ndaj do t’i duhet sërish të lërë qelinë për të mbërritur para miqve të ulur në kafazin e hekurt të gjykatës.
Skandali seksual që tronditi mbarë opinionin publik u zbulua tri vite më parë, pas arrestimit të një të mituri i cili dyshohej se kishte kryer një vjedhje. Ai tregoi në polici se ishte abuzuar seksualisht në qendrën “Fëmijët e tij” në Tiranë, ku ishte strehuar. David Braun u arrestua me 18 maj të vitit 2006, në një kohë kur në Prokurori një prej donatorëve të qendrës “Fëmijët e tij” kishte depozituar një kallëzim penal, ku e akuzonte për abuzime seksuale me të mitur. Pas një shqyrtimi të gjatë gjyqësor, Braun u dënua me 20 vjet burg. Dy miqtë e tij, Robin Arnold dhe Dino Kristodulos po gjykohen në një proces tjetër penal, për shkak se u arrestuan dhe më pas ekstraduan nga Anglia drejt Shqipërisë, disa muaj më vonë pasi kishte nisur gjyqi ndaj ish-administratorit të qendrës “Fëmijët e tij”.
(d.b/GSH/BalkanWeb)