E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB Shqiperia e fund ne Europen Lindore per papunesine

Shqipëria është e fundit në listën e 6 vendeve të Evropës Juglindore për papunësinë. E thënë ndryshe, vendi ynë ka nivelin më të madh të të punësuarve. Sipas raportit të Bankës Botërore për zhvillimin Ekonomik në Evropën Juglindore, përqindja popullatës aktive në punë është 62 për qind, që është më e larta nga vendet e tjera.
Prirjet e punësimit kanë reaguar në mënyrë të ndryshme ndaj krizës ekonomike globale në vende të ndryshme.

Në bazë të raportit në fjalë, në Shqipëri u konstatua një rritje e punësimit në gjysmën e parë të vitit 2011, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të rajonit u vu re një tkurrje e punësimit. Në Mal të Zi dhe në Serbi, përqindjet e punësimit kanë rënë qysh nga viti 2007, por rënia më e fortë ka qene për Malin e Zi. Përqindja e punësimit në Bosnje Hercegovinë pësoi rënie gjatë periudhës 2009/10, por me një hap shumë më të ngadaltë. Këto janë edhe tri vendet që u goditën më shumë nga kriza. Nga ana tjetër, në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në Kosovë, niveli i punësimit vijoi të rritej gjatë gjithë krizës.

Përqindja e popullatës aktive për punë është më e ulëta në Bosnje Hercegovina m e 44 për qind në vitin 2010, në Kosovë me 48 për qind në vitin 2009 dhe në Serbi me 59 për qind në vitin 2010). Sipas raportit, Bosnje Hercegovina, Kosova, si edhe Ish Republika Jugosllave dhe e Maqedonisë janë vendet me papunësi më të lartë, gjë që do të thotë se këto vende kanë nivele punësimi shumë të ulëta në Europë, me 57 për qind të Prodhimit të Brendshëm Burot. Sipas raportit, përqindja e popullatës aktive për punë është shumë më e lartë në vendet 10 vende anëtare të reja Bashkimit Europian dhe akoma më e lartë në pjesën tjetër të BE-së.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›