E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone në mbështetje të Ditës Botërore të Diabetit

Çdo vit më 14 nëntor, Federata Botërore e Diabetit (IDF) organizon Ditën Botërore të Diabetit (WDD). Shoqata e Diabetit në Shqipëri, si anëtare aktive e kësaj federate, në bashkëpunim me Shërbimin e Endokrinologjisë dhe mbështetur nga Vodafone Albania zhvilloi fushatën sensibilizuese “Diabeti- edukim dhe parandalim”. Kjo fushatë sensibilizuese adreson të gjithë organizmat dhe individët që janë përgjegjës për kujdesin ndaj personave me diabet, që të kuptojnë më mirë diabetin dhe të marrin në kontroll sëmundjen dhe faktorët rëndues e shpërthyes të saj. Për personat me diabet, ky slogan ka si qëllim t’i bëjë ata të kuptojnë rëndësinë e edukimit në marrjen pjesë aktive në kontrollin e diabetit nga vetë ata. Për qeverinë dhe organet vendimmarrëse, ajo është një thirrje për implementimin e strategjive dhe politikave efektive në parandalimin dhe trajtimin e mirë të diabetit, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve të saj me diabet, ose e personave në risk për diabet. Për personelin mjekësor, kjo thirrje shërben për të përmirësuar njohuritë e tyre rreth diabetit dhe për të vënë në praktikë rekomandimet shkencore më të përparuara. Gjatë fundjavës që shkoi u ofruan depistime falas për të gjithë pranë CityPark, si dhe u krye një manifestim në qendër të Tiranës, për të sensibilizuar qytetarët mbi rëndësinë e zbulimit sa më herët të diabetit dhe rreziqet e mundshme të lidhura me të.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›