E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kostoja e lartë, çmimi i ujit do të rritet

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve paralajmëron rritje të çmimit për të gjithë konsumatorët. Ndonëse nuk jepen detaje se sa do të jetë tarifa e re, drejtori i Ujësjellës –Kanalizimeve, Sait Dollapi shpjegon se vendimi do të merret pasi kostoja e shitjes është më e ulët se ajo e prodhimit. “Ne do të aplikojmë për rritje çmimi, pasi kostoja e prodhimit është më e lartë se kostoja e çmimit të shitjes”, - deklaroi Dollapi gjatë prezantimit të depos së re të ujit në Dajt që do të furnizojë një pjesë të zonave informale të Tiranës. Kjo depo e cila ka një kapacitet prej 10 mijë metër kub, do të furnizojë zonën e Shkozës, “Kodrën e Priftit” dhe disa të tjera, ku pritet të zgjidhet në mënyrë përfundimtare problemi i furnizimit me ujë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›