E Diel, 1 Nëntor 2026

Megatek - Gratë e gjetën shtëpinë ideale!

 Nëse femrat men    dojnë mbi sh    tëpinë, ato sho    hin më tepër sesa ca mobilie dhe aksesorë dekorues. Gratë vetëidentifikohen me folenë e tyre. Ndaj dhe marrin rrugën e udhëtojnë jo pak por plot 7 kilometra, në kërkim të dyqanit të duhur, ku do të gjejnë çfarë iu duhet. Dhe kanë nuhatje. E dinë mirë se ku janë tendencat më të fundit të kuzhinave, divaneve, llambadarëve, jastëkëve komodë e me ngjyra, aksesorëve të shumëllojshëm për t’i kombinuar me sallonet tuaja, deri tek lulet natyrale...Femrat janë të pritura të tregojnë se nga pragu e brenda, në  “shtëpinë e ëmbël”, nuk kanë rivalë dhe kështu do të jetë gjithaherët: Me bindjen se nga krijimi i gjinive ky fat ish i paracaktuar për shijen e hollë të seksit të brishtë, thurin e ç’ thurin plane, po aq sa Penelopa më pëlhurat e saj. Kur vjen momenti i krijimit të “strofkës” së re apo rikonstruktimit të asaj ekzistuese, punët komplikohen aq shumë sa mallkojmë veten për mendjemadhësinë se mund t’i siguronim të gjitha. Të kuptohemi! Jo se u mungon shija, por të arrish t’i bësh bashkë të duhet një jetë paralele. Ky stres mund të hidhet pas krahëve, pasi prej disa javësh slogani “Bëje mirë, bëje vetë” gjen zgjidhje vetëm 7 kilometra larg Tiranës, në Hipermarketin “Megatek”, në krah të Autostradës Tiranë-Durrës. Për shumë njerëz shtëpia është investimi më i madh financiar dhe emocional që bëjnë në jetën e tyre, ndaj koncepti “Bëje vetë” përmbush këtë hapësirë e nevojë të tregut ShqiptarEdhe gratë të entuziazmuara nga formula “Bëje vetë!” që e huazojnë nga fletushkat e panumërta, çelin dyert kryesore dhe me hapa të sigurt për të shuar kërshërinë për çka fshihet pas këtyre dyerve gjigande. Por impakti i hapësirës të stërmadhe i bën të dyshojnë te vetja mos vuajnë nga fobia e “Megatek-ut”. Pyesim një biondinë me uniformë policie e cila ofron dnihme: “me çfarë mund t’iu ndihmoj!”. E quajnë Jorida dhe ka detyrën e punonjëses së sigurimit, që ka të ngjarë të jetë, edhe aty në Megatek, një detyrë që kryhet nga meshkujt. ajo rrëfen se fluksi i njerëzve përgjatë këtyre ditëve ka qenë i lodhshëm, por në të njëjtën kohë edhe domethënës për një qendër tregtare që nuk ka mbushur muajin. “Ditët e para lëvizjet mezi kontrolloheshin, kureshtarët vinin me turma. Ndërsa tashmë janë normalizuar vizitat dhe njerëzit e kanë inkuadruar atë çka i duhet gjatë fundjavave”, thotë biondina e sigurimit që me pamjen e hirshme dhe uniformën policeske nuk mund mos tërheqë vëmendjen e kalimtarëve, qofshin meshkuj apo femra... Po blerëset femra? çfarë ofron kjo qendër pikërisht për to? A gjendet në fakt  gjithë lista e gjatë për çfarë i duhet një gruaje një shtëpinë e re? Përgjigjja nuk ka rëndësi, pasi Jorida të fton ta zbulosh vetë. Aty mund të gjendert çdo gjë. Që nga tendencat më të fundit të kuzhinave, divaneve, llambadarëve, jastëkëve komodë e me ngjyra, aksesorëve të shumëllojshëm për t’i kombinuar me sallonet tuaja, deri tek lulet natyrale. E kjo s’kish si t’i shpëtonte nuhatjes “grabitqare” të shtëpiakeve që kishin ndarë “kufijtë” në ambientet e hipermarketit. Një nga zonjat e sheh vëngër një grua tjetër teksa i afrohet. Trembet, mesa duket, se mos i vjedh shijet. Por duket kujdes i tepruar në këtë rast. Ka aq shumë variacione... ...Një sektor i tërë me lule natyrale nga të gjitha llojet. Sërish edhe në këtë sektor “territori” është i rrethuar nga femra në grupmosha të ndryshme. Tek-tuk të kap syri ndonjë mashkull, por edhe ai shoqërues i femrës që ka përkrah... Në fakt ne hapsirat gjigande ka edhe sektorë të tërë vetëm për meshkujt... Epo, është Megatek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›