BB Shqiperia me nje sektor te konsoliduar financiar
Këmbanat e Bankës Botërore po bien për një kujdes të nevojshëm që duhet të tregojnë vendet e Evropës Juglindore, në kushtet e një krize të rëndë ekonomike në glob.
Në raportin e zhvillimeve ekonomike për këtë rajon, i pari i këtij lloji, Banka Botërore nënvizon se tregtia me Bashkimin Europian është një shtysë e rëndësishme për zhvillim ekonomik në 6 vendet e Evropës Juglindore.
Po ashtu, raporti nënvizon nevojën për një politikë të kujdesshme fiskale, në këto vende.
Raporti në fjalë konkludon një rritje ekonomike të përgjithshme për rajonin, prej 2.5 për qind, për këtë vit dhe prej 2.1 për qind, për vitin 2012.
E reflektuar në raport, vendi ynë dallohet për një sektor të konsoliduar financiar.
Sipas raportit, nga vitit 2088 e deri më sot, depozitat në bankat që operojnë në Shqipëri, janë shtuar vit pas viti, duke kulmuar në vitin 2011.
Kjo konsiderohet nga ekspertët e Bankës Botërore, si një faktor pozitiv për t’i bërë ballë krizës aktuale.
Në fakt, një situatë e tillë pozitive e likuiditetit konstatohet pozitive për të gjithë rajonin.
Po ashtu, Banka Botërore fakton se borxhi publik i Shqipërisë është nën 60 për qind, kurse borxhi i jashtëm është 40 për qind, më i ulëti në rajon, duke e bërë vendin tonë më të mbrojtur ndaj ndryshimeve të interesave në tregjet e huaja financiare.
Përsa i përket rritjes reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Shqipëria veçohet si një nga tre vendet që kontribuojnë pozitivisht në rritjen ekonomike të rajonit.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, rritja ekonomike në vendin tonë në 2009 ishte 3.3, kur thuajse të gjitha vendet e tjera ishin me minus, pasi ishin prekur rëndë nga kriza e asokohe.
Po ashtu, rritja vijoi me 3.5 për qind në vitin 2010, kur vendet e tjera nuk e kalonin shifrën 3. përsa i përket vitit aktual Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike prej 3 për qind.
Konform pritshmërive dhe masave të nevojshme që duhet të merren për të ardhmen e pasigurt, qeveria shqiptare ka hartuar tashmë një buxhet konservator dhe realist për vitin 2012.
Këto të dhëna u bënë publike për mediat përmes një video-konference mbajtur direkt nga kryekonomisti i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, në Beograd.