Patozi per marreveshjen PS-ja u kthye me kembe ne toke
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, komenton marrëveshjen e shënuar një ditë më parë mes mazhorancës dhe opozitës, në një mbledhje të konferencës së kryetarëve që jo pa qëllim, Patozi e nënvizon si më të shkurtrën dhe më produktiven e zhvilluar ndonjëherë.
Sipas tij, është e qartë se për mazhorancën, ngërçi mbahej peng nga një politikë e mbrapshtë 2-vjeçare.
Por më në fund, negociatat funksionuan.
Palët ranë dakord të ngrejnë një komision të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, një grup pune për reformën parlamentare si dhe te përcaktojnë një axhendë deri në miratimin e ligjeve me 3/5.
Siç thonë numri 1 i grupit parlamentar demokrat marrëveshja u arrit nisur nga parime dhe jo në oferta për ndarje pushteti.
Të enjten, në Kuvend pritet të miratohet projekt/vendimi për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore.
PD ka përcaktuar Rusmalin, kryetar i komisionit parlamentar të Ligjeve si bashkëkryetar në komisionin e reformës si dhe deputetin Viktor Gumi anëtar, një nga emrat që kjo forcë politike angazhoi si negociator me opozitën.
Patozi thotë se është e rëndësishme që pas kësaj, fryma e mirëkuptimit e arritur një ditë më parë, të reflektohet në vazhdim, në veprimtarinë e komisioneve bipartizane apo në miratimin e ligjeve me 3/5-at.