David Cameron Europa ta shfrytezoje krizen per tu ridimensionuar
Kryeministri britanik, David Cameron, në një deklaratë në bashkinë e Londrës, ka thënë se “Kriza e borxheve në Eurozonë, duhet të jetë një mundësi për të ridimensionuar Europën’.
Cameron, ka prezantuar kështu vizionin e tij për BE, i cili sipas tij, duhet të shfrytëzojë rastin për të parë mundësi të reja.
Ndër të tjera ai ka theksuar se “vendi i Britanisë së Madhe është brenda Bashkimit Europian, dhe jo jashtë tij”.
Një mesazh i fortë ky në një moment kur qendra e vendimmarrjeve është përqendruar në Gjermani dhe Francë.
“Çfarë lloj Europe dëshirojmë?, një Europë me fleksibilitetin e një rrjeti, me bazën e një blloku.
Një Europë qe kupton vlerat e identitetit kombëtar dhe që shikon dallimin nga vendet e tjera si një burim force.
Vendet e Europës paraqesin gjysmën e shkëmbimeve tona tregtare dhe investimet tona të brendshme dhe largimi prej saj nuk është në interesin tonë kombëtar.
Jashtë saj do të gjendeshim si Norvegjia, jashtë rregullave të një tregu unik, por e paaftë për të krijuar këto ligje”, tha ai.
Duke shtuar se “nëse nuk do të gjendeshim në BE duke ndihmuar në bërjen e ligjeve, pa mbështetjen e tregtisë së hapur dhe shkëmbimeve të lira nuk do të kishim këto rezultate”.
E ardhmja e Britanisë së madhe mbetet brenda BE dhe jo jashtë tij, ka këmbëngulur lideri i konservatorëve, i cili nuk ka hezituar të bashkëngjitet mes skeptikëve.
Cameron është gjithnjë e më shumë nën presionin e një pjese të deputetëve të cilët kërkojnë të rinegociojnë përfshirjen e Londrës dhe javën e kaluar e sfiduan duke mbështetur një referendum për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.