Zgjerohen investimet ne sektorin minerar

Legjislacioni i ri shqiptar mbi lejet e shfrytëzim-kërkimit, u jep mundësinë kompanive të huaja të zgjerojnë programet për të investuar në burimet nëntokësore të Shqipërisë.
Golden Touch, kompania kanadeze shumë shpejt do të fillojë sezonin e parë të projektit të saj platin për shpimin në verilindje të Shqipërisë.
Kompania minerare ka shprehur kënaqësinë e saj se do të fillojë realizimin e programit të shpimit diamant për të vlerësuar potencialin e madh nëntokësor në vendin tonë. Fillimi i shpimeve është ndërprerë për disa javë në pritje të rinovimit të lejes së Eksplorimit 13 76, e cila mbulon perspektivat e Kompanisë.
Ky nen për rinovimin e lejes ka dalë së fundmi në bazë të Ligjit të ri të Minierave në Shqipëri.
Sipas këtij ligji, lejet e reja të eksplorimit jepen për tre vjet dhe në një periudhë një vjeçare ligji parashikon një rishikim të veprimtarisë së eksplorimit të ndërmarrë nga Kompania.
Dokumenti i Rinovimit të lejes së eksplorimit sugjeron se tashmë kompania Golden Touch ka përmbushur angazhimet e veta si dhe shpenzimet e kërkuara për këtë projekt.
Shpimet e ardhshme të programit Platin do të vlerësojnë shkëmbinjtë ultramafik në zonat me elemente të grupit anormal platin si dhe në zonat e kromit. Sipërfaqet e shfaqura janë të ndara në zona paralele nga kompania, kryesisht në zonën e Tropojës, në minierën e Bregut të Bibës.
Puna kërkimore nga Mineralogjia ALS në mostrat e marra nga shkëmbinjtë tregon se Platini përfshin rreth 80% të të gjithë elementëve të grupit Platinum, po kështu janë zbuluar edhe sasi të vogla të paladiumit, rodiumit, iridiumit dhe rutenit.
Ndërkohë që nga mostrat e marra një tjetër element i rëndësishëm deri në masën 27%, është krom. Fillimisht puna do të nisë me shpimet në minierën e bregut të Bibës, dhe më tej do të vijojnë edhe në një zonë më të tjera.
Studimet e para të kërkimit të mineraleve në zonën verilindore të Shqipërisë janë kryer që nga viti 1980 nga Shërbimi Gjeologjik shqiptar.