E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Shqiperia, nder vendet ne zhvillim me “boom” investimesh Eglantina Nasi

Shqiperia, nje vend ne zhvillim i cili ka shenuar nje “boom” investimesh gjate viteve te fundit. Ky eshte vleresimi i bere rreth saj, nga ekspertet e Bankes Boterore, ne raportin me te fundit "Horizontet e Zhvillimit Global”. Duke e listuar ate mes vendeve kryesore ne zhvillim, te cilat vazhdojne te mbajne nivele te larta te investimeve me kalimin e kohes. Te tilla, si Kina, Serbia, Bjellorusia, Irani, Arabia Saudite etj. Dhe duke konstatuar se pikerisht, rritja e treguesit te investimeve ne te tilla vende, ndikon pozitivisht edhe ne ecurine e prodhimit global. Konkretisht per Shqiperine, ekspertet e BB-se, kane cilesuar se “boom”-i i investimeve brenda ka arritur qe te ruaje nje nivel mesatar prej 5-6% te rritjes se Prodhimit te Brendshem Bruto, pra, ecurise se rritjes ekonomike. Dhe kjo, para dhe pas pikut me te larte te investimeve si te tilla. Duke vleresuar nga ana tjeter, se ndryshe nga rasti i Shqiperise, rritja e investimeve ne ekonomi te tilla si ajo e Brazilit, Meksikes dhe Turqise, ka qene me modeste dhe graduale, ndryshe nga Shqiperia. Sikunder, kane vene ne dukje edhe faktin tjeter se dhe pse, disa vende mund te kene patur investime te larta, kjo jo detyrimisht, nuk eshte shoqeruar gjithmone me rritje te larte ekonomike. Me tej, ekspertet e BB-se, marrin si rast interesant ate te Kines, e cila renditet ne fakt, ne te njejtin grup me Shqiperine, pikerisht per impaktin qe investimet e larta, kane patur ne ecurine e saj ekonomike. “Pervoja kineze ka qene nje nga me te qendrueshmet dhe ne perputhje me politiken e ecurise se investimeve”,- cileson raporti i BB-se. Ku si “boom” investimesh, vleresohet pikerisht ajo dukuri ekonomike, ku pjesa qe ato zene ne totalin e BB-se, eshte rritur me te pakten nje total prej 2% per vit. Ne fund, ky raport pohon se vendet ne zhvillim, ne teresine e tyre, do ta trefishojne pranine e tyre ne investimet globale ne 60% te vleres se pergjithshme deri ne vitin 2030. Qe do te thote ne terma praktike, se vende si Shqiperia, do te vijojne te shfaqin nje trend rrites te investimeve brenda tyre. Cka shoqerohet natyrshem edhe me nje ecuri pozitive te zhvillimeve te tyre makro-ekonomike. Ku vetem Kina, parashikohet qe te mbuloje rreth 30% te investimeve globale, ndersa Brazili, India dhe Rusia se bashku do te qendrojne ne 13% te totalit te tyre. “Rritja e prodhimit, integrimi ne tregjet globale, strategjite e favorshme makroekonomike, por edhe sistemi arsimor e shendetesor i permiresuar, po ndihmojne ne nxitjen e rritjes dhe krijojne mundesi te shumta investimesh. Ky trend po ndryshon edhe balancat ekonomike ne bote, duke i dhene nje peshe me te madhe vendeve ne zhvillim”,- perfundon raporti i Bankes Boterore, "Horizontet e Zhvillimit Global”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›