BB: Shqiperia te zbatoje nje rregull fiskal per borxhin
Banka Boterore, ashtu si edhe FMN-ja, kembengul qe Shqiperia te zbatoje nje rregull fiskal per uljen e nivelit te borxhit. Ne raportin e fundit te publikuar kjo banke, qe pritet te komentohet sot nga ekspertet e saj ne Tirane, theksohet se duhet te merret parasysh adoptimi i suksesshem i nje rregulli fiskal efikas, por me disa kushte. “Per ta bere ate rregull efikas, duhet te merret ne konsiderate perfshirja e tij ne nje ligj kushtetues, siç eshte Ligji Organik i Buxhetit, ose te pakten kthimi i tij ne nje komponent baze dhe te perhershem te Planit Buxhetor Afatmesem”, thuhet ne raportin e Bankes Boterore. Nderkohe qe ashtu sikurse FMN-ja, edhe BB-ja jep dy menyra sesi mund te ulet borxhi. E para ka ne thelb zbatimin e nje
rregulli borxhi, i cili konsiston ne percaktimin e deficiteve per te garantuar nje norme rritjeje te borxhit nominal publik me te ulet se niveli i rritjes potenciale te PBB nominale. Kurse e dyta eshte rregulli i shpenzimeve. “Mundesia e dyte e propozuar eshte nje rregull shpenzimesh, i cili ngrin raportin e shpenzimeve totale ndaj PBB ne nje nivel te caktuar ne vazhdimesi, se bashku me nje mekanizem korrigjimi per te rregulluar luhatjet e te ardhurave”, thuhet ne raport. Shqiperise i sugjerohet qe lidhur me borxhin te jete e kujdesshme per te ruajtur nivele optimale dhe per t’u ulur ato ne vitet ne vijim, sipas nje rregulli qe vete ajo do ta perzgjedhe. Por, BB-ja nuk harron te komentoje se ne thelb, suksesi i çdo rregulli eshte angazhimi dhe vullneti politik per ta zbatuar me perpikeri. Gjithsesi, per institucionet nderkombetare financiare, kontrolli i borxhit dhe i deficitit eshte nje tregues me shume besueshmerie per investitoret. Vendosja e objektivave per ta mbajtur borxhin nen 60 per qind dhe qe brenda vitit 2013 te arrihet niveli 54 per qind, sipas Bankes, eshte mjaft pozitive.