Remitancat s'kane efekt mbi kursin
Fondi Monetar Nderkombetar vlereson se per vende te ndryshme, te ardhurat e emigranteve kane impakt te ndryshem ne kursin e kembimit dhe ekuilibrin e tij. Keshtu, sipas nje raporti te fundit te Fondit, vendet me te ardhura te uleta jane te varura nga remitancat dhe ndikimi i ketyre te fundit ne kursin e kembimit eshte me i larte. Kurse per vende si Shqiperia, qe i perket nje kategorie te vendeve me te ardhura me pak sesa mesatarja, ajo
qe remitancat mund te shkaktojne ne kursin e kembimit nuk perben shqetesim, pasi ky kurs eshte i ekuilibruar. "Efektin me te madh ne luhatjen apo ekuilibrin e kursit te kembimit ne vendet me te ardhura me te uleta se mesatarja, ku ben pjese edhe Shqiperia, e ka me shume fakti se sa i hapur eshte ky vend ndaj tregtise me vendet e tjera", thuhet ne punimin e FMN-se. Por sipas Fondit, Shqiperia kategorizohet si nje vend ku remitancat kapin nje pjese te rendesishme te GDP-se, prej me shume se 12%.