E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shlyhet kredia sindikale, Demiraj: Kursyem 10 mln USD

Sipas drejtorit te borxhit prane Ministrise se Financave, Xhentil Demiraj, transaksioni per shlyerjen e kredise eshte bere ne date 26 nentor me parate e emetuara nga eurobondi i pare shqiptar. Saktesisht ne nentor u shlye principali i kredise ne vleren 193 milione euro, ndersa pjesa tjeter e interesave eshte shlyer paraprakisht ne periudhat perkatese 6-mujore qe nga koha e marrjes. Tashme, duket se per Financat eshte hequr nje nga kredite me me peshe sa u perket interesave, pasi kjo kredi e marre ne vitin 2009 kishte nje interes prej 12 per qind. Kjo kredi ne ate kohe u mor per te financuar rrugen Durres-Kukes, nderkohe qe ndaj ketij veprimi te qeverise, opozita nuk kurseu asnje argument, duke akuzuar se barra e sherbimit

te borxhit eshte renduar mjaft nga interesat e larta te kredise. Ne fakt, edhe vete Financat qysh ne fillim kane pranuar se kjo kredi kishte nje interes mjaft te larte dhe kjo ishte edhe nje nga arsyet e daljes ne tregjet e kapitalit, ku u kerkuan 300 milione euro per te shlyer menjehere kredine. Eurobondi i emetuar me sukses ne fund te muajit tetor kishte nje interes 7.5 per qind dhe nga Ministria e Financave u lakua fakti qe kredia prej 200 milione eurosh, me nje interes mjaft te larte, u shlye me nje borxh tjeter, me nje interes shume me te ulet. Kjo automatikisht ul ndjeshem koston e borxhit, por pavaresisht kesaj, serish kostoja e interesave te borxhit eshte kritikuar nga opozita. Per vitin 2011, ajo pritet qe te rritet, edhe pse ne shifra shume modeste, duke shkuar nga 3.5 per qind e PBB-se, qe eshte per kete vit, ne 3.6 per qind te PBB-se. Per vitin 2011, borxhi eshte parashikuar te jete ne nivelin 59 per qind. Ndersa strategjia qe qeveria ka ne plan te ndjeke ne te ardhmen eshte ajo e daljes serish ne tregjet e kapitalit, por kete here per nje eurobond me te madh, i cili, sipas kryeministrit, mund te jete dhe 500 milione euro.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›