E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Zhdukni praktikat korruptive, siguroni të drejtën e pronës

TIRANE- Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore, Jane Armitage deklaron se “ e drejta e pronës” është një sfidë për qeverinë shqiptare dhe për mbarë vendet e ballkanit që kërkojnë të hyjnë në BE. E pranishme në konferencën “Drejt një qeverisje më të mirë” e organizuar nga BB, zonja Armitage nënvizoi se "Menaxhimi në mënyrë transparente i të ardhurave, depolitizimi i administratës, lufta kundër korrupsionit, dhe e drejta e pronës janë disa nga cështjet shumë të rëndësishme të cilat do të thithin investimet dhe do të përshpejtonin integrimin në BE". Në takim ishte i pranishëm dhe kryeministri Berisha i cili vuri theksnin në zero tolerancë ndaj korrupsionit, që "më parë duhet të fillojë nga vetja. "

BERISHA
Në këtë takim kryefjalja e kryeministrit Berisha ishte përmisimi i eficencës së punës së qeverisë. Sipas shefit të qeverisë kjo nënkupton zero tolerancë ndaj korrupsionit, i cili sipas Berishës më parë duhet të fillojë nga vetja.
“Qeveria është e angazhuar me luftën zero tolerancë ndaj korrupsionit, nuk ka armik më të etur ëpr njeriun e lirë se korruspioni. Ai është fenomeni më negativ në shoqëri. Është përcaktues në suksesin e gjithë reformave të tjera. Asnjë reofrmë nuk mund të ketë një sukses pa një lufttë kundër korruspionit, askush nuk është imun ndaj korrupsionit. Luftën kundër korrupsionit do e fillojmë nga vetja jonë”
Duke përmendur arritjet e qeverisë në luftën kundra korrupsionit Berisha theksoi se brenga një kohe të hkurtë popullaa e burgjeve është dyfishuar, ndërkohë deklaroi se si primare barazi para ligjti kush kryen vepra kriminale.
“Kërkojmë një politike ë të ashpër, taksfocat kanë zhvillaur cdo vit kontrolle tek qindra zyrtarë të niveleve të ndryshme, por do faktojnë se me këtë vepër qytetarët dhe zyrtaret janë të babrabartë para ligjit.”,- theksoi Berisha.
Kryeministri vlerësoi si cështje serioze, problemet me pronësinë, i cili sipas tij është celësi thelbësor për të shmngur aktet kurruptibve në administratë.
“Problemet me pronësinë janë një problem serioz që duhet të marrë zgjidhje me regjistrin e tokës. Banka Botërore ka anagzhuar fonde në këtë drejtim, qeveria ka krujuar një taks forcë të kryesuar nga kryministri duke e konsideruar regjistrin e pronës pas regjistrit të gjendjes regjistër themelor. Regjistri i pronës është kusht themeltarë. për të zvogëluar rolin e faktorit pronë si gjenarator aktesh korruptive në administratë”,- nënvizoi kryeministri Berisha.

ARMITAGE: TE SIGUROHET E DREJTA E PRONES, TRANSPARENCE NE INVESTIME  
Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore e quajti “Sfidë të qeverisë, të drejtën e pronës”. Ajo premtoi vazhdimin e punës dhe mbështetjen e BB si për qeverinë ashtu dhe për shoqëritë civile por shtoi se “Kjo ka nevojë për mbështetjen e forcave të tjera politike."

Duke iu referuar qeverisë shqiptare por dhe qeverive të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor nënvizoi se “Vendet që arrijnë të menaxhojnë në mënyrë transparente burimet e tyre dhe sjellin rregulla të mira, tërheqin më shumë investime dhe ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët. Është shumë e rëndësishme që këto vende të përmirësojnë qeverisjen, që të nxisin investitorët që po kërkojnë në të gjithë vendet se ku mund të dërgojë investimet”. Gjithashtu zyrtarja e lartë e Bankës Botërore
Nënvizoi se në Ballkanin Perëndimor qeverisja është e rëndësishme dhe për procesin e integrimin në BE, dhe se depolitizimi i administratës, lufta kundër korrupsionit, dhe e drejta e pronës janë disa nga cështjet shumë të rëndësishme për BE.
“Qeveritë nuk duhet të lejojnë gjithashtu praktikat korruptive”- tha Armitage. Duke iu referuar qeverisë shqiptare e vlerësoi për stabilitetin , dhe lufta kundër krimit është një shembull i mirë, “por duam të shohim përmirësim”- theksoi Armitage.
“Besojmë se qëndrueshmëria në rritjen ekonomike, janë rezultat i drejtëpërdrejtë i qeverisjes së mirë”- tha Armitage duke shtuar se “Është e rëndësishme që qeveria të luftojë korrupsionin, edhe në shumë sektorë si mjekësi, transport dhe në sektorë të tjerë ku qeveria është e përfshirë në mënyrë që burimet të investohen në mënyrë transparente”
BB ka mbështetur qeverinë dhe në një sërë projektesh për përmirësimin e mjedisit të biznesit në Shqipëri.
Zonja Armitage prej ditësh ndodhet në Shqipëri, me qëllim inspektimin e programeve të Bankës Botërore që zbatohen në vendin tonë.Gjatë vizitës së saj, znj. Jane Armitage, do të zhvillojë takime me kryeministrin Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, kreun e opozitës Edi Rama, dhe përfaqësuesin e zyrës së Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ajo do të vizitojë gjithashtu edhe disa projekte të financuara nga Banka Botërore.
(s.g/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›