E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, arrestohet autori i zjarrrvënies së kullotave

GJIROKASTËR- Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Nepravishtë të Gjirokastrës. policia e këtij qarku bën të ditur se ka arrestuar Alion Verdën 27-vjec, pasi në bazë të hetimeve rezulton se i ka vënë zjarrin kullotës në fshat, me qëllim rigjenerimin e saj.

Por, vatra e zjarrit e cila nisi tri ditë më parë ka vijuar duke u përhapur si pasojë e favorizimit nga era.

Për pasojë flakët kanë dalë nga kontrolli, duke djegur rreth 5 hektarë me pisha dhe dhjetra hektarë kullotë. Ndërkohë që zjarri ka rrezikuar banesat e lagjes marinë të Libohovës, një lagje të fshatit Nepravishtë si dhe një lagje të sektorit Nepravishtë.

Ka qenë reagimi i komunitetit dhe forcave zjarrfikëse të cilat shmangën rrezikun e banesave, ndërsa shuan vatrën e zjarrit disa orë më pas.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›