BB e Tiranës fiton çmim kundër varfërisë
Projekti i Vlerësimi Programatik i Varfërisë në Shqipëri është vlerësuar të mërkurën si një nga 13 fituesit në konkursin e organizuar nga Banka Botërore -"Për përmirësimin e jetës së njerëzve në vendet e Evropës dhe Azisë Qendrore.
"Puna e përbashkët e realizuar nga Banka Botërore dhe INSTAT, së bashku me punonjës kërkimorë të vendit dhe të diasporës, në kuadër të këtij vlerësimi programatik të varfërisë ka qenë shumë e rëndësishme për përgatitjen e kapaciteteve shqiptare të aftë për të kryer një program të qëndrueshëm dhe të suksesshëm të anketimeve për ekonominë familjare (anketës së kryefamiljarit)", ka thënë Camille Nuamah, menaxhere e vendit në zyrën e Bankës Botërore në Tiranë. "Të dhënat e vlefshme të mbledhura nga këto anketime kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm për të kuptuar më mirë natyrën e varfërisë dhe kanë ndihmuar në zhvillimin e politikave më efektive në shërbim të familjeve të varfra", është shprehur Nuamah.
Qëllimi kryesor i programit të Bankës Botërore për Vlerësimin programatik të varfërisë në Shqipëri përfshin ndihmën ofruar Shqipërisë në: krijimin e një sistemi me cilësi të lartë të anketimeve, i cili përfshin një anketim për elementet themelore të ekonomisë familjare me informacion të mjaftueshëm, i cili ndihmon në mënyrë efektive politik-bërësit; ndërmarrjen e diagnostikimeve të rregullta dhe të besueshme lidhur me varfërinë në vend; mbështetjen e politik-bërjes, e cila bazohet në evidenca; dhe në identifikimin dhe trajtimin e problemeve në lidhje me varfërinë dhe mirëqenien familjare nëpërmjet një procesi të ri analitik.
"Kriza aktuale globale financiare dhe ekonomike ka ndikuar në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore në një mënyrë ose një tjetër", u shpreh Shigeo Katsu, zëvendëspresident i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, i cili dorëzoi çmimet në ceremoninë e organizuar në Uashington. "Këto programe dhe projekte, të cilat ne po vlerësojmë sot, tregojnë sesi përpjekjet e qëndrueshme, inovacioni dhe ndjekja e problemeve japin rezultate konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve në rajon. Kjo tregon gjithashtu se çfarë mund të arrijnë vendet në sajë të një bashkëpunimi të vazhdueshëm me Bankën Botërore", u shpreh Katsu.